Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, Vllaznia Mund Podgoricën 4-2 Në Një Ndeshje Miqësore Shahu
English

Shkodër, Vllaznia Mund Podgoricën 4-2 Në Një Ndeshje Miqësore Shahu

SHKODËR, 26 Qershor/ATSH-G. Marku/- Shahistët e Vllaznisë së Shkodrës mundën me rezultatin 6 me 4 ekipin e Podgoricës së Malit të Zi, në një takim miqësor të organizuar sot në Shkodër nga Unioni Verior i Shahut, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut. Miqësorja e sotme vjen menjëherë pas takimit të disa ditëve më parë të organizuar po në Shkodër, ku u mblodhën krerët më të lartë të shahut ballkanik, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, etj, të cilët vunë piketat e organizimit të aktiviteteve ndërkombëtare në rang ballkanik. Dhe, hapi i parë është hedhur me miqësoren në mes shahistëve të Vllaznisë dhe atyre të Podgoricës së Malit të Zi. Nën vëzhgimin e kryegjyqtarit të aktivitetit, Mefit Bakalli, shahistët pjesëmarrës, mes të cilëve kishte mjeshtra të nivelit të lartë, kanë paraqitur një nivel mjaft të mirë cilësor, gjë që e tregon edhe rivaliteti i madh që është vënë re në këtë konkurrimin. Në formacionin e ekipit të Vllaznisë figurën më të mirë sportive e kanë bërë Franc Ashiku, Muhamet Çela, Muhamet Gradeci, Elvis Tavavia dhe Besnik Bajraktari, të cilët i fituan ndeshjet ndaj rivalëve të tyre malazezë Maksim Lutovac, Milan Vujoviç, Davor Drashkoviç, Fekim Avdiu dhe Momir Vushoviç. Dy ndeshje, ato mes Leonard Mikeli- Serda Dragajeviç dhe Bernard Leka- Agim Aruçeviç përfunduan në barazim, ndërkohë që për ekipin e Malit të Zi janë regjistruar tre fitore, ku Dragan Popaviç, Rade Mioçiç dhe Gani Bisha kanë fituar ndaj shahistëve shkodranë Gëzim Noka, Elvis Pjalmi dhe Çesk Jubani. Në bazë të rezultateve teknike, ekipi i Vllaznisë është shpallur fitues me rezultatin 6 me 4. Në mbyllje të aktivitetit, fituesit i përshëndetën Presidenti i Nderit i Shahut shqiptar, Nihat Bakalli dhe presidenti i shahut malazez, Serxhio Dragasheviç. Ndërkohë, Xhemal Shkjau, President i Unionit Verior të Shahut, i cili ka meritën kryesore në organizimin e të dy takimeve ndërkombëtar të zhvilluar njëri pas tjetrit në qytetin verior të Shkodrës, tha për ATSH-në, se tashmë për shahun shkodran dhe atë shqiptar në përgjithësi, janë hapur perspektiva të reja bashkëpunimi me strukturat e shahut rajonal, ballkanik dhe më gjërë. Sipas tij, në sajë të marrëveshjeve të bëra, shumë shpejt, në mes shahistëve shkodranë dhe atyre malazezë do të zhvillohet takimi i kthimit në Podgoricë, ndërkohë që veprimtari të tjera edhe më të rëndësishme do të jenë të organizohen edhe me vendet e tjera të rajonit, si Kosova, Maqedonia, etj. /s.s./
KOMENTE