English

Afrikë e Jugut 2010, Holanda e shqetësuar për Sneijder

Afrikë e Jugut, 27 Qershor NOA - Holanda, e cila do të përballet me Sllovakinë për një të tetat e finaleve të Kupës së Botës, është tepër e shqetësuar për sa i përket gjendjes fizike të mesfushorit të tyre, Wesley Sneijder.

Në vigjilje të kësaj ndeshjeje numri 10 i skuadrës është ankuar për tërheqje në pulpë dhe si rrjedhojë nuk ka marrë pjesë plotësisht në seancën stërvitore të ekipit.

Si pasojë, Sneijder ka zhvilluar stërvitjen e tij, i veçuar nga pjesa tjetër e lojtarëve dhe kjo për të mos rrezikuar me gjendjen e tij, pasi siç pohoi vetë tekniku Van Marwijk, ai kërkon që lojtari të jetë në dispozicion të plotë në sfidën e ardhshme.

r.b/NOA

KOMENTE