Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Turizmi, Sa Afër Dhe Larg Zonës Së Ndërmënasit...
English

Fier: Turizmi, Sa Afër Dhe Larg Zonës Së Ndërmënasit...

FIER, 27 Qershor/ATSH- Rr.Isufaj/ - Turizmi për banorët e zonës së Ndërmënasit në Fier tashmë nuk është më "i panjohuri", por bashkëjeton me ta, është rritur e zhvilluar. Banorët e konceptojnë në të gjithë dimensionin që ka kjo vlerë që u ka falur natyra, si kënaqësi, faktor social-ekonomik, kulturë, qytetërim e zhvillim. Petrit Morina, Kryetari i Këshillit të Komunës, prezanton një vizion bashkëkohor për zhvillimin e turizmit të kësaj zone. "Banojmë në këmbët e qytetik antik të Apollonisë, me histori mbi 2600- vjeçare, dëshmi e zhvillimit dhe qytetërimit ilir dhe një nga ikonat e turizmit historik shqiptar", thotë Morina. Ai tregon se ka kërkuar shpesh herë në workshopet mbi turizmin që fshatrat përreth Apollonisë, të shtrira në një territor rreth 300 km2, të kthehen në zonë turistike, ndërsa fshati Pojan të quhet porta hyrëse e Apollonisë. "Rreth 7-8 km në perëndim, natyra ka falur një tjetër mrekulli, bregdetin Adriatik, me rërën e veçantë kurative dhe masivin e pafund të pyjeve me pisha të zeza", vijon Morina. Por, sipas tij, "fatkeqësisht kjo tabllo natyrore, oaz qetësimi dhe relaksimi, ka mbetur e heshtur, e paeksploruar, larg syrit dhe interesit të turizmit masiv". Jeta në emigracion, kryesisht në Athinë e Romë, i shërbyen Petritit si një shkollë e i dhanë krahë pasionit të tij të lindur për arkeologjinë, historinë, prodhimet artizanale. "Bota ka ditur t'i shkruajë, zhvillojë, promovojë e reklamojë vlerat e saj nëpërmjet turizmit, por fatkeqësisht, ne e kemi 'vrarë' atë", thotë Morina, duke na drejtuar të "shikojmë sesi lëngojnë ende këto fusha dhe hapësira pa fund nën peshën e qendrave të zjarrit, produkt i marrëzisë së sistemit komunist". Ndërsa kolona e turizmit në zonën e Ndërmënasit është bregdeti dhe Apollonia 2600- vjeçare, mikpritja, prezantimi i traditave, vlerave etno-kulturore do të shërbejnë si oksigjen për t'i dhënë frymëmarrje më të thellë atij. Idetë e tij për turizmin janë sa praktike e të thjeshta, po aq moderne e vizionare. E ndërsa thotë se është koha që biznesi të kthejë vëmendjen drejt kësaj zone, ai shpreh idetë e tij mbi këtë. "Të ndërtohen fshatra turistikë, shtëpi akomodimi në zonën e Pojanit, por edhe shtëpi pritëse, bujtina ku turistët të eksplorojnë e shijojnë fshatin shqiptar", thotë Morina. Mikpritja dhe guzhina tradicionale janë dy të veçantat e këndshme që ofron kjo zonë për turistët e huaj. "Turistët kërkojnë të jetojnë realitetin dhe origjinalitetin e vendit ku shkojnë, të prekin mikpritjen, ushqimin tradicional, zakonet, traditat, ceremonitë e gëzimeve, etj", vijon më tej ai. Një cop djathë nape, i prodhuar nga fermeri në mënyrë primitive, një zog me rosnica i pjekur në saç, një turshi 'alafshatarçe', e shoqëruar me një gotë raki, janë të veçantat e këndshme që i ofrohen turistëve në këtë zonë. Nga ana tjetër, ai thekson se duhet bërë më shumë në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës, por edhe përfshirja e kësaj zone në guidat turistike./e.ç/
KOMENTE