English

G-20 diskuton për forcimin e ekonomisë botërore

Toronto, (Kanada), 27 qershor, NOA - Shoqëruar nga diferenca në qëndrime rreth strategjisë së duhur për forcimin e ekonomisë botërore, filloi punimet në Kanada samiti i G-20. Kryetarët e vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion industrial, në këshillimet që zgjasin deri të dielën në mbrëmje, synojnë të harmonizojnë masat për daljen nga kriza financiare.

Ndër temat më të polemizuara është politika koniunkturore dhe ajo për tregjet financiare. Ndërkohë që SHBA mbron masat ndihmëse për ekonominë të financuara nga borxhe, evropianët ngulin këmbë për shkurtimin e shpenzimeve.

Diferenca ka dhe në qëndrimin ndaj taksës për bankat, që mbështetet nga Gjermania dhe vende të tjera të BE-së. Kancelarja Angela Merkel tha se sheh pak shanse për vendosjen e një takse të tillë globale për bankat. Edhe vendosja e një takse mbi transaksionet spekulative është e vështirë të realizohet.

NOA-DV

KOMENTE