Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karikaturisti Agim Sulaj merr çmimin në Itali
English

Karikaturisti Agim Sulaj merr çmimin në Itali

Itali, 27 qershor, NOA - Milena Selimi -Agim Sula nuk rresht. Jo vetëm në krijimtari por edhe në vlerësime. Së fundi, artisti i njohur shqiptar nderohet me çmimin ndërkombëtar “Gabriele Galantara”. Ky çmim do jepet këtë fundjavë për piktorin dhe karikaturistin e njohur shqiptar.

Do jetë vetë Agim Sulaj, që do marrë çmimin ndërkombëtar “Gabriele Galantara”, i cili i jepet çdo vit atij artisti, aktori, gazetari, shkrimtari apo karikaturisti që ka ditur të manifestojë kreativitetin e tij personal dhe origjinal satirik.

Karikaturisti shqiptar, i cili prej vitesh jeton e punon në Itali, është një emër i njohur dhe shumë prodhimtar. Kjo është arsyeja që organizatorët nuk kanë mëdyshuar për këtë çmim të rëndësishëm i cili mban emrin e Gabriele Galantara-s, mjeshtër i padiskutueshëm i gazetarisë satirike dhe i karikaturës europiane.

Qëllimi i këtij çmimi të rëndësishëm është të kthehet në një rast mjaft stimulues i takimit me filozofinë dhe forcën komunikuese të satirës dhe me vlerat e saj të thella artistike, etike e intelektuale. Ceremonia e dhënies së këtij çmimi për artistin nga Shqipëria do të mbahet në Macerata, Basilica e Montelupones.

Veç karikaturistit shqiptar, Agim Sulaj, i cili do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar, “Gabriele Galantara”, të tjerë artistë do të vlerësohen me këtë çmim, por me motive të ndryshme. Artisti italian, Alberto Fremura, do të vlerësohet me çmimin e karrierës, Ernesto Bassignano me çmimin e komunikacionit, Francesca Fornario me çmimin e gazetarisë, Stefano Massini me çmimin e teatrit dhe me çmimin special do të vlerësohet Manuela Morganti, ka referuar media e përditshme.

m.s/NOA

KOMENTE