Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria-Agjenci Për Vëzhgimin E Sistemit Të Drejtësisë Për Konkurueshmërinë E Bizneseve
English

Konfindustria-Agjenci Për Vëzhgimin E Sistemit Të Drejtësisë Për Konkurueshmërinë E Bizneseve

TIRANË, 27 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Konfindustria, në bashkëpunim me institucione të specializuara ndërkombëtare të fushës, po përgatit Planin e Veprimit për krijimin e Agjencisë së Vëzhgimit të Sistemit të Drejtësisë për Konkurrueshmërine e Bizneseve (AVDKB). Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria bën me dije se "agjencia do të marrë në shqyrtim çdo ankesë të bizneseve, lidhur me vendime të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, që kanë lidhje me konkurrueshmërinë". Sipas njoftimit për shtyp, "pas vlerësimit nga trupa të specializuara të pavarura dhe krijimit të bindjes se vendimi është në shkelje të ligjit, Agjencia do të përcjellë çdo rast, shoqëruar me arsyetimin profesional përkatës, për ndjekje të mëtejshme pranë institucioneve shtetërore si Presidenti i Republikës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, etj, si dhe përpara opinionit publik". Në të gjitha rastet dokumentacioni do të shoqërohet me faturën financiare përkatëse të dëmit të shkaktuar bizneseve, thuhet në njoftimin e Konfindustrias./s.s./
KOMENTE