Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsioni në tatime, dogana e administratë, 3 kallëzime penale dhe 15 gjoba
English

Korrupsioni në tatime, dogana e administratë, 3 kallëzime penale dhe 15 gjoba

Tiranë, 27 qershor, NOA – Tre zyrtarë të administratës janë paditur në polici dhe 15 të tjerë kanë marrë gjoba për mos deklarim të pasurive. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), njofton se masat e marra janë marrë në zbatim të luftës kundër korrupsionit.

Zyrtarë që kanë marrë ndëshkime akuzohen për shkelje të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive...” dhe ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave...”.

“Pjesa më e madhe e zyrtarëve, për të cilët është aplikuar masa shtrënguese nga Inspektorati i Lartë, janë punonjës të administratës doganore dhe tatimore. Dy zyrtarë të kallëzuar penalisht dhe shtatë të gjobitur për konflikt interesi janë pjesë e organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe degëve të saj në rrethe. Ndërsa një zyrtar i kallëzuar penalisht dhe katër të tjerë të gjobitur për konflikt interesi janë pjesë e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave”, thuhet në njoftimin e ILDKP-së.

Ndërsa njoftohet se katër zyrtarë janë gjobitur për konflikt mes funksionit publik dhe interesave private janë drejtues të pushtetit vendor; një kryetar bashkie dhe një kryetar komune në Jug të Shqipërisë, një kryetar komune në Qarkun e Tiranës dhe një kryetar komune në Qarkun e Shkodrës.

Sipas ILDKP 14 prej 15 zyrtarëve janë gjobitur me vlerën 100 mijë deri në 200 mijë lekë të reja.

“Inspektorati i Lartë ka përmirësuar teknikat e hetimit administrativ, duke siguruar në këtë mënyrë rezultate më të mëdha në parandalimin e konfliktit të interesave dhe në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin e ILDKP.

NOA

KOMENTE