Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama të vërë vath në vesh çfarë i kërkon Europa
English

PD: Rama të vërë vath në vesh çfarë i kërkon Europa

Tiranë, 27 qershor, NOA – Deklarata e përfaqësuesve të Partisë Popullore Europiane është cilësuar nga Partia Demokratike si mesazhi më i qartë për Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Flmur Noka u shpreh se Rama duhet të dëgjojë qëndrimet e ndërkombëtarë dhe të mos dal kundër BE.

“I kërkojmë zotit Rama të vërë vath në vesh çfarë i kërkon Europa dhe i themi zotit Edvin se është i turpshëm sulmi dëshpërues që po organizon ndaj këtyre liderëve europianë, përmes zëdhënësve të neveritshëm rreth tij”, u shpreh Noka.

Ai theksoi se deklarata e bërë nga PPE, Presidenti i saj, Martens dhe koordinatorët e grupit të ministrave të jashtëm: Franco Fratini dhe Elmar Brok është mbështetje të Shqipërisë dhe të qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha.

Noka u ndal në qëndrimin e PPE e cila thekson se Kryetarit të PS i janë bërë shumë lëshime.

“Liderët e mëdhenj europianë theksojnë se “Qeveria shqiptare ka bërë një numër të madh koncesionesh për të plotësuar kërkesat e opozitës. Kryeministri Berisha u ka ofruar atyre shumicën dhe kryesimin e një komisioni hetimor parlamentar”, u shpreh Noka.

Ai theksoi se liderët europianë popullor i kërkojnë Ramës të respektojë Kushtetutën e të veprojë konform shtetit ligjor, duke i kujtuar se ky është kriter i Kopenhagenit.

“Por sa më shumë koncensione bënte Berisha, theksojnë liderët europianë, Edi Rama bënte vazhdimisht kërkesa të reja, të cilat bien në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin zgjedhor dhe vendimet e mëparshme gjyqësore”, u shpreh Noka.

NOA

KOMENTE