Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptari , Dy Çmime Në Festivalin Ndërkombëtar Të Moskës
English

"Shqiptari", Dy Çmime Në Festivalin Ndërkombëtar Të Moskës

ktori Nik Xhelilaj shpallet si aktori më i mirë, ndërsa juria e nderon filmin me çmimin special - TIRANË, 27 Qershor, ATSH/- Ende pa u shfaqur premierë në kinematë e Tiranës, filmi "Shqiptari", një bashkëprodhim shqiptaro- gjerman, u nderua me dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, që këtë qershor shënoi edicionin e 32-të. Protagonisti i filmit, aktori shqiptar Nik Xhelilaj u vlerësua si "Aktori më i mirë", duke "rrëmbyer" kupën "Silver George". Në këtë eveniment, i gjithë filmi u nderua me çmimin special të jurisë, duke marrë kupën e dytë të festivalit. "Shqiptari" është një bashkëprodhim shqiptaro-gjerman, i mbështetur nga Qendra Kombëtare Kinematografike. Regjisori i filmit është Johannes Naber, i cili pak muaj më parë së bashku me kastën e aktorëve, shqiptarë dhe të huaj, ka realizur xhirime dhe në Shqipëri, kryesisht në Tropojë, pasi protagonisti i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë që interpretohet nga Nik Xhelilaj. Historia e të riut shqiptar që emigron për të siguruar një shumë parash për t'u martuar me vajzën që dashuron, është një histori e shkruar nga 5 autorë, mes të cilëve Andeta Spahivogli dhe regjisori i filmit, gjermani Naber. Aktori 27 vjeçar, Nik Xhelilaj, i cili ka qenë protagonist dhe në dy filma të tjerë "Trishtimi i zonjës Shnajder", i regjisorit Piro Milkani dhe "Gjallë", i regjisorit Artan Minarolli, realizuar vitet e fundit, është shprehur për një të përditshme se regjisori Johannes Naber e kishte përzgjedhur si personin e duhur për rolin e një shqiptari tipik, që di të dashurojë. "Është një film ku ka shumë varfëri materiale dhe shumë pasuri shpirtërore dhe për të arritur një lojë të mirë duhet spontanitet, vërtetësi. Luaj me aktorë të mirë si: Yllka Mujo, Çun Lajçi, Amos Zaharia, dhe një aktore e re nga Kosova, që është dhe e dashura ime në film", është shprehur Xhelilaj. Producentë të filmit janë Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi, ndërsa drejtor fotografie Sten Mende. Siç ka bërë të ditur producenti shqiptar, pas konkurrimit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, "Shqiptari" pritet të përfaqësohet në Festivalin e Filmit në Mynih, në seksionin "New German Cinema", që do të zhvillohet nga 28 qershori -1 korrik, ndërsa më 5 korrik do të marrë pjesë në një tjetër të evenimet të rëndësishëm të filmit, "Karlovy Vary International Film Festival", në kategorinë "East of the West". /k.sh/
KOMENTE