Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Gana Gjen Në Çerekfinale Uruguain , Kalon Shba-Në
English

Sport-Botëror/ Gana Gjen Në Çerekfinale Uruguain , Kalon Shba-Në

TIRANË, 27 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Në një ndeshje që dhuroi plot emocione, skuadra e vetme afrikane e mbetur në Botërorin 2010, Gana eliminoi SHBA-në, ashtu siç bëri edhe 4 vjet më parë. Ekipi afrikan i drejtuar nga serbi Milovan Rajevac kaloi në çerekfinale, pasi mposhti 2-1 SHBA-në 120 minuta lojë. Koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1. Ndonëse nuk shquhen për futbollin, amerikanët dominuan një pjesë të madhe të lojës, patën mjaft raste, por nuk arrinin të konkretizonin golin. Rasti i parë i pastër për Ganën në minutën '5 e gjeti topin në rrjetë nga Prince Boateng. Kundërsulmet amerikane shkonin deri tek porta e kundërshtarit, por nuk e gjenin drejtimin për në rrjetë. Goli i vetëm nga skuadra amerikane u realizua me penallti nga Landon Donovan, në minutën '62. Me mbylljen e kohës së rregullt, ganezët e nisin me vrull lojën dhe Gyan shënon golin e dytë, që do të ishte fatal për amerikanët. Minutat e fundit të kohës shtesë ishin drithëruese, aq sa edhe portieri amerikan Tim Houard u gjet një moment kokë më kokë me kolegun e skuadrës rivale Daniel Agyei, në përpjekje për të shënuar.
KOMENTE