English

Stuhia tropikale shton problemet me naftën në Gjirin e Meksikës

SHBA, 27 qershor, NOA - Stuhia tropikale Aleks, e para për këtë sezon në Atlantik, ka përfshirë mbrëmë Belizen ndërsa i ka rritur shqetësimet për pastrimin e njollës së madhe të naftës në Gjirin e Meksikës.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, stuhia nuk do ta godasë direkt zonën e ndotur, por mund të nxitë valë të mëdha që mund t’i pengojnë përpjekjet e pastrimit.

Stuhia Aleks parashikohet të kalojë sot në gadishullin meksikan Jukatan, ndërsa pasdite të hyjë në Gjirin e Meksikës.

NOA/RFE

KOMENTE