Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vasili: Ps Deklarata Të Papërgjegjshme Për Situatën Ekonomike
English

Vasili: Ps Deklarata Të Papërgjegjshme Për Situatën Ekonomike

TIRANË, 27 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, njëkohësisht Ministër i Shëndetësisë, i bëri thirrje sot Partisë Socialiste që të ridimensionojë sjelljen e saj politike, duke qëndruar larg deklaratave të papërgjegjshme publike. Vasili reagoi ndaj deklaratave të djeshme të PS-së mbi situatën ekonomike në vend. Ai kërkoi që opozita të ndryshojë sjelljen e saj politike, duke hequr dorë nga krijimi i insinuatave të rënda ndaj institucioneve financiare në vend, thjesht dhe vetëm për të mbuluar problemet e brendshme që ekzistojnë në PS. "Çdo lloj analize ekonomike që do të priret nga bllofi politik do të dëmtonte opozitën dhe do të krijonte konfuzione të panevojshme", tha Vasili. Sjellja politike e opozitës, sipas tij, duhet të priret nga konstruktivizmi dhe objektiviteti, pasi "janë të papranueshme deklaratat që dëshmojnë papërgjegjshmëri publike". "Për të justifikuar mungesën e alternativave ekonomike, PS bën deklarata të papërgjegjshme mbi situatën ekonomike në vend. Për këdo është e qartë se stabiliteti makroekonomik financiar i vendit dhe në mënyrë të veçantë veprimtaria e institucioneve financiare kyçe të vendit, veçanërisht atyre bankare, janë rreptësisht të monitoruara dhe në partneritet me institucionet ndërkombëtare financiare si FMN, BB etj", tha Vasili. Sipas tij, "opozita nuk mund të jetë një organizëm apolitik, i papërgjegjshëm që mund të thotë çfarë të dojë". Shqipëria, tha ai "ka nevojë për një gjendje më të ekuilibruar, ku pozita dhe opozita të sillen në mënyrë shumë të përgjegjshme". "Opozita duhet të bëjë një oponencë të fortë dhe të argumentuar për të ndihmuar qeverisjen e vendit, por edhe shqiptarët. Ne bëjmë thirrje për ndërtimin e një modeli gjithmonë e më europianë në sjelljen e opozitës. Kjo shton kredibilitetin e opozitës, por edhe ndihmon qeverisjen që ajo të reflektojë për gjithçka që nuk shkon mirë", tha Vasili. Partia Socialiste krijoi dje Bordin Ekonomik të saj, i cili do të funksionojë si një strukturë permanente për të ndjekur në vijimësi gjendjen ekonomike të vendit. Kryetari i PS-së, Edi Rama, në një përshkrim të shkurtër të ekonomisë së vendit tha se ajo paraqitet me tregues fiskalë shumë shqetësues. /k.sh/
KOMENTE