Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Kontingjenti Britanik Së Shpejti Negociata Me Talebanët
English

Afganistan - Kontingjenti Britanik Së Shpejti Negociata Me Talebanët

- Por ofensiva ushtarake do të vazhdojë - LONDËR, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Britania e Madhe "duhet të nisë së shpejti negociatat me talebanët e moderuar", deklaroi gjenerali David Richards, kreu i ushtrisë britanike në Afganistan dhe kandidati i ardhshëm për postin e kreut të shtabit të përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Gjenerali theksoi se, pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse të milicisë afgane kundër trupave të tij, "nuk ka motive për mos të nisur negociatat dhe se kjo nuk është në kontradiktë me operacionet ushtarake britanike në Afganistan". Por komentet e ushtarakut të lartë duket se janë në kontrast me çfarë është thënë në të kaluarën nga ministri i Mbrojtjes Liam Fox, për të cilin "nuk ka negociata deri kur talebanët të dorëzojnë armët". Vetëm gjatë këtij muaji në Afganistan kanë humbur jetën 19 ushtarë britanikë. "Nëse do të kujtojmë fushatat ushtarake kundër rebelëve në të kaluarën, gjithmonë ka një moment kur niset të negociohet, në fillim ndoshta nëpërmjet një ndërmjetësi. Për mua, dhe ky është një këndvështrim i imi personal, nuk ka asnjë motiv që na ndalon për të marrë në konsideratë nisjen e negociatave së shpejti. Njëkohësisht ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në operacionet ushtarake, do të ndihmojmë qeverinë dhe do të mbështesim zhvillimin. Është një proces paralel, të dy aspektet janë të rëndësishme", deklaroi gjenerali. /e.v/
KOMENTE