Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Zgjedhjet, Përcaktuese Në Vendimet Për Integrimin E Vendit
English

Berisha: Zgjedhjet, Përcaktuese Në Vendimet Për Integrimin E Vendit

TIRANË, 28 Qershor/ATSH/.- Kryeministri Sali Berisha i komentoi zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009, si përcaktuese për integrimin e vendit duke nënvizuar se "ishin këto zgjedhjet që i hapën rrugën vendimeve të mëdha të ndërkombëtarëve për integrimin e Shqipërisë në BE". Ndërsa sot mbushet një vit nga zgjedhjet parlamentare, Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se "procesi i 28 qershorit 2009 nuk pati asnjë provë manipulimi dhe ishte më transparenti në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Më 28 qershor shqiptarët zhvilluan zgjedhjet më të mira në tërë historinë e tyre kombëtare. Procesi plotësoi zotimet kryesore të OSBE/ODIHR dhe për to nuk pati asnjë provë për manipulim rezultatesh apo për numërim të parregullt", u shpreh Kryeministri Berisha. Në vlerësimet e tij për zgjedhjet e fundit në vend ai tha se ato i hapën rrugën vendimeve të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar për proceset integruese në Shqipëri, siç ishte vendimi i nëntorit 2009 i 27 ministrave të BE-së për nisjen e procesit për statusin e vendit kandidat, dorëzimit i Pyetësorit autoriteteve shqiptare, dorëzimi më pas në Bruksel i përgjigjeve të tij, vendimet mbështetëse të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave, etj. Me këtë rast Kryeministri Berisha falenderoi zgjedhësit shqiptarë dhe institucionet që kontribuan për procesin, si dhe forcat politike të koalicionit qeveritar, të opozitës për qëndrimin e përgjegjshëm ligjor dhe të civilizuar, duke e shndërruar 28 qershorin në një nga ditët më të rëndësishme të demokracisë shqiptare. /a.s/s.s./
KOMENTE