Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
CIA: Lufta në Afganistan duhet të vazhdojë, Irani ka gati dy armë bërthamore
English

CIA: Lufta në Afganistan duhet të vazhdojë, Irani ka gati dy armë bërthamore

Uashington, 28 Qershor, NOA – Lufta në Afganistan do të jetë më e vështirë dhe më e gjatë se ç’mendohej dhe duhet të vazhdojë, ndërsa Irani mund të ketë sasi të mjaftueshme uraniumi të pasuruar të gradës së ulët për dy bomba bërthamore.

Këto fakte i ka bërë me dijeni drejtori i Agjencisë amerikane Qendrore të Zbulimit, CIA, Leon Panetta, sipas të cilit masa e Obamës për shtim të trupave në Afganistan është mëse e drejtë, pasi ky vend ende ka probleme me qeverisjen, me korrupsionin, me trafikimin e narkotikëve dhe me kryengritjen e talibanëve.

Në një intervistë të tij televizive, Panetta, bëri me dije nga ana tjetër se sanksionet ekonomike ndaj Iranit mesa duket nuk do ta përmbajnë Teheranin nga përpjekjet për zhvilluar armë bërthamore.

Drejtori i CIA-s shtoi se do të duhen dy vite për pasurim të mëtejshëm të materialit dhe konvertimin në armë të gatshme.

n.e/NOA

KOMENTE