Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Ban Ki Moon: Duhet Të Ekuilibrohen Buxhetet, Por Jo Në Dëm Të Më Të Varfërve
English

Ekonomi - Ban Ki Moon: Duhet Të Ekuilibrohen Buxhetet, Por Jo Në Dëm Të Më Të Varfërve

NJU JORK (OKB), 28 qershor /ATSH-AFP/ - Vendet që po rimëkëmben nga kriza financiare duhet të arrijnë të ekuilibrojnë buxhetet e tyre, por kjo nuk duhet të dëmtojë më të varfërit, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon. "Jemi të gjithë të shqetësuar për rritjen e deficiteve buxhetore", deklaroi Ban për shtypin në Nju Jork, pasi ka marrë pjesë të shtunën dhe të dielën në samitin e vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim, G20, në Toronto, ku u debatua lidhur me mënyrat për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. "Nuk mund t'i ekuilibrojmë buxhetet në dëm të më të varfërve në botë. Nuk duhet të heqim dorë nga angazhimi ndaj më të dobtëve", deklaroi Ban. "E rëndësishme është të mbetemi të përqendruar për një kohë të gjatë. Për të bërë të mundur një rritje me të vërtetë botërore, duhet një investim me të vërtetë botëror", shtoi ai. "G20-a theksoi të dielën heterogjenitetin e të gjitha ekonomive që e përbëjnë atë, gjë që çoi në nxitjen e masave të ndryshme për çdo vend. /I.Pu.
KOMENTE