Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX: Priten arrestime ndaj zyrtarëve të implikuar
English

EULEX: Priten arrestime ndaj zyrtarëve të implikuar

Prishtinë, 28 Qershor, NOA - Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka pohuar se do të ketë sërish arrestime ndaj zyrtarëve të implikuar në krim të organizuar dhe korrupsion.

Sipas përfaqësueses Karin Limdal nga EULEX, “duhet ta kemi parasysh se jo në të gjitha rastet ka nevojë për arrestime, në mënyrë që një hetim të zhvillohet”.

Nga ana tjetër, zyrtarët e EULEX-it, hedhin poshtë mundësitë që ndërhyrjet politike të jenë shkaktarë të mungesës së arrestimeve të paralajmëruar më parë.

“Prokurorët e EULEX-it dhe hetuesit janë duke bërë punën e tyre pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë. Të 27 shtetet anëtare kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për aksionet tona të fundit”, ka thënë Limdal.

Para pak javësh, EULEZ kreu bastisje në shtëpinë e ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj, si edhe në mjediset e kësaj ministrie.

n.e/NOA

KOMENTE