Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatmir Sejdiu: Samiti i Prizrenit, një takim rajonal për lëvizje pa barriera
English

Fatmir Sejdiu: Samiti i Prizrenit, një takim rajonal për lëvizje pa barriera

Prishtinë, 28 Qershor, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për BBC-në pas samitit të Prizrenit, ka thënë se presidentët e katër vendeve të rajonit, janë zotuar që të bëjnë të pamundurën që të shtyjnë përpara proceset e bashkëpunimit rajonal dhe të krijimit të lehtësirave në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe në qarkullimin tregtar.

Ai ka thënë se nuk e kishte ftuar presidentin e Serbisë në këtë takim, sepse nuk kishte dashur të bëhej, siç është shprehur, pjesë e lojës.

Z. Sejdiu, cilat ishin rezultatet e samitit të Prizrenit?

Unë them se është konstatim i të gjithëve se ky samit ishte i suksesshëm dhe them se rrjedhat e takimit ishin të shkëlqyeshme, duke pasur parasysh kontributin e secilit president veç e veç.

Them po ashtu se është një nismë e mbarë që nga takimi i Vlorës, me një përkushtim të thellë të vendeve dhe në këtë kuadër me rolin e presidentëve për aq sa është spektri apo përgjegjësia e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe kujtoj se është një bazë e mirë që lë për të kuptuar se kjo traditë e mirë e komunikimit do të vazhdojë.

Ka rënë në sy mospjesëmarrja e presidentit të Serbisë Tadiç në këtë takim, megjithëse Kosova ka shumë çështje të hapura dhe të pazgjidhura me Serbinë. Si e komentoni këtë çështje president Sejdiu?

T’ju them të drejtën nuk e kam ftuar presidentin Tadiç.

Unë kam respektuar formatin e ndërtuar në Vlorë dhe në takimin e mëvonshëm në Ohër, edhe pse objektivisht presidenti Vujanoviç ishte në mungesë.

Nuk kam dashur të bëjë ftesë në këtë kohë, për të mos u kuptuar si një pjesë e lojës.

Unë nuk dua të vihem në lojë, pavarësisht se ne kemi raporte të atilla çfarë i kemi, dmth nuk kemi komunikime, prandaj qasja jonë është shumë e sinqertë.

Ne duam të besojmë se një ditë do të vi koha kur do të kemi edhe komunikime të tilla, pra pjesëmarrje edhe të njërit edhe tjetrit edhe në takime të niveleve të tjera rajonale.

Dhe siç e thashë edhe gjatë konferencës për shtyp, e ardhmja e popujve të rajonit dhe të vendeve të rajonit është në komunikim dhe në bashkëpunim.

Prandaj besoj se edhe çështjet që ne do të kemi nevojë t’i dialogojmë me Serbinë, janë çështje që nuk lidhen me aspektet e statusit, që nuk lidhen me insistimin e Serbisë për hapjen e çështjes së ri-negociatave në ato nivele, apo siç dëgjojmë shpesh edhe çështje që kanë të bëjnë me integritetin e vendit.

Këto janë çështje për të cilat nuk do të ketë dialog për to asnjëherë. Kosova e ka thënë fjalën e vet dhe e ka mbyllur me 17 shkurtin e 2008-ës duke artikuluar vullnetin politik të popullit të saj.

Kosova është një shtet sovran që i ka këto njohje dhe besoj se do të këtë edhe njohje të tjera në proceset e mëvonshme, por që njëkohësisht është shumë e përkushtuar që të ketë marrëdhënie të mira edhe me Republikën e Serbisë.

President Sejdiu, u tha se takimi i Prizrenit ka qenë shumë i suksesshëm. Po të kërkohej që ju të numëronit dy ose tre elementë të këtij suksesi, cilat do të ishin ato?

Unë them se është një përkushtim i fokusuar në marrëveshjet e reja bilaterale e që kanë të bëjnë, sidomos me komunikimet e njerëzve, me tregtinë e lirë e që janë pjesë e përgjegjësive të institucioneve të ekzekutivit të secilit vend respektiv.

Dhe e dyta do të them një klimë e veçantë e komunikimit, jashtëzakonisht e sinqertë, shumë e thellë në meditime dhe në prezantimin e ideve dhe të projekteve, do të thoja të secilit vend veç e veç dhe një dashamirësi esenciale për të vazhduar këtë komunikim.

Presidenti i Malit të zi tha se katër vendet që janë përfaqësuar në këtë samit, tashmë janë pjesë e një zone “Mini Shengen”. A e keni diskutuar idenë e heqjes së kontrollit kufitar ndërmjet këtyre vendeve, apo krijimin e një zone të vetme doganore?

Unë e kam dhënë një ide të tillë. Nuk dua të lavdërohem shumë, por i pari që e ka shtruar këtë çështje për të cilën po flisni, kam qenë unë dhe këtë e kam bërë në takimet zyrtare që kam pasur në Republikën e Shqipërisë në tetorin e vitit 2008.

Ndihem shumë i lumtur që kjo ide, e cila e ka bazën e vetë në komunikimet evropiane, ka marr përmasa të kuptimit të mirë.

Natyrisht shumë procese, praktikisht kanë lëvizur pozitivisht në këtë drejtim. Ka edhe shumë çështje që mund të eliminohen nga pjesa e burokracisë.

Janë shembuj të mirë edhe ato që u thanë edhe në raportet ndërkufitare, për të kontrolluar esencën e komunikimit të mallrave, por jo për të penguar qarkullimin e njerëzve dhe mendoj se nesër do të vijë momenti kur njerëzit do të lëvizin lirshëm dhe pa pasaporta.

Sot kemi lëvizje nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas, nga Kosova në Malin e zi dhe anasjelltas, gjatë kohës së sezonit turistik.

Por ne nuk duam që të lejojmë që kjo të kuptohet vetëm si pjesë e interesit turistik sezonal, por do të bëhet një, do ta quaj interes i përgjithshëm gjatë gjithë vitit, por edhe për këtë duhet punë.

Mendoj se edhe me Republikën e Maqedonisë duhet të bëhet e njëjta gjë.

Ka elementë që janë pjesë e relikteve në pjesën e kontrolleve të stërholluara, barrierave që krijohen e s’di çka tjetër.

Por ajo që unë dua të them është se njerëzit e zakonshëm, njerëzit e bizneseve të ligjshme, njerëzit e komunikimeve, nuk mund të jenë trazues të njërit ose të vendit të vendit tjetër.

Keni pasur takime të veçanta më presidentët. E keni hapur çështjen e ngritjes së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi, me homologun tuaj nga Podgorica?

Marrëdhëniet diplomatike më Malin e zi janë të lidhura që nga 15 janari i vitit 2010, por është me rëndësi që këto marrëdhënie të ngrihen dhe të materializohen praktikisht në nivel ambasadorësh.

Unë mendoj se këto çështje do të lëvizin pozitivisht. Nuk ka, siç ndonjëherë mendohet, kushtëzime reciproke as nga njëri e as nga vendi tjetër.

Sa ka interes Mali i zi, po kaq interes ka edhe Kosova. Është me rëndësi që qytetarëve tanë t’iu krijojmë shanse të lëvizjeve të lira që ishte edhe tema bosht e takimit, por lehtësira edhe në marrëdhëniet shtetërore.

A po shndërrohet Kosova në një faktor stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal dhe në një partner të barabartë me të gjithë të tjerët pas këtij samiti?

Kosova e ka paraqitur këtë si vizion apo si pjesë të palëkundshme të përcaktimit të saj që të jetë partner i rëndësishëm në bashkëpunim dhe unë mendoj se ky samit është një lëvizje plus në këtë drejtim.

A pati diçka për çfarë nuk u pajtuar në këtë samit?

Jo. Nuk pati asgjë që mund të jetë nga ajo që mund të jetë në kureshtjen tuaj.

Të gjitha temat që i kemi shtruar kanë qenë tema të ujdisë dhe të trajtimit, mos ta quaj uniform, por në një drejtim gati të përafërt.

BBC

KOMENTE