Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Federata Pan-Shqiptare “Vatra” dhuron 35.000 $ për të përmbyturit e Shkodrës
English

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” dhuron 35.000 $ për të përmbyturit e Shkodrës

Tiranë, 28 Qershor, NOA - Federata Pan-Shqiptare në SHBA “Vatra” do të dorëzojë një kontribut prej 35.000 dollarësh për zonat e Shkodrës që përjetuan situatën e vështirë të përmbytjeve në fillim të këtij viti.

Një fakt të tillë kryeministrit Berisha ia bëri me dije gjatë një takimi të përbashkët në Tiranë, nënkryetari i kësaj federate, Agim Rexhaj.

Rexhaj e falënderoi Berishaën për mikpritjen dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe vëllazërore të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate, si dhe të të gjithë diasporës shqiptare në SHBA, bashkë me përgëzimet e tyre për arritjet e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës në vitet e fundit.

Ndërsa kryeministri nga ana e tij, i shprehu Rexhajt mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për të gjithë kontributin e vyer, rolin thelbësor dhe të jashtëzakonshëm të Federatës “Vatra”, por edhe të gjithë diasporës shqiptare në SHBA, të cilët kanë qëndruar pranë shqiptarëve dhe zhvillimeve në Shqipëri e Kosovë me një forcë, përkushtim, sakrificë dhe patriotizëm të pashoq.

Gjatë takimit, ai më tej theksoi se në arritjen e pavarësisë së Kosovës, si një nga ngjarjet më madhore për kombin shqiptar, roli dhe përkushtimi i diasporës shqiptare të SHBA ka qenë shumë i rëndësishme.

Ndërsa më pas, Rexhaj i shprehu kryeministrit Berisha mirënjohjen për vizionin dhe përpjekjet e tij në të mirë të kombit shqiptar, duke u ndalur veçanërisht në Rrugën e Kombit Durrës-Morinë dhe duke nënvizuar se Federata “Vatra” do të vazhdojë të jetë si në tërë këto vite në mbështetje të plotë të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE