Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Filmi Shqiptari rrëmben Moskën, çmim të parë për aktorin më të mirë
English

Filmi "Shqiptari" rrëmben Moskën, çmim të parë për aktorin më të mirë

Moskë, 28 Qershor, NOA /Milena Selimi - Filmi “Shqiptari” mori dje çmimin e madh në Festivalin e Moskës për aktorin më të mirë interpretuar nga Nik Xhelili.

Gjithsesi, “Shqiptari”, film i realizuar si bashkëprodhim shqiptaro-gjerman, ende pa u shfaqur premierë në Tiranë, ka konfirmuar pjesëmarrjen në disa festivale të rëndësishme. Pak muaj më parë, regjisori gjerman, Johanes Naber, xhiroi në territorin shqiptar. Dhe, vërtetë, “Shqiptari” konkurroi së pari në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, ku pati edhe një shfaqje për mediat më 23 qershor e pastaj vazhdoi konkurrimin në programin kryesor në datat 24 e 26 qershor, është pohuar në median shqiptare.

Më 28 qershor dhe 1 korrik do të konkurrojë në Festivalin e Filmit në Munih, në seksionin e “New German Cinema” (“Kinemaja e re gjermane”).

Konkurrimet vazhdojnë me “PriFilmFest” në Prishtinë dhe më 3-12 dhjetor 2010 në edicionin e 51-të të “Thessaloniki International Film Festival”.

Është historia e një shqiptari emigrant në Gjermani dhe jeta prej të huaji me kokën pas në vendlindje, është bërë tashmë film. Është parë tashmë trajtimi i një teme të ngjashme të shqiptarit në Greqi, në Itali. Edhe producenti shqiptar i përfshirë në projekt, On film Production përfaqësuar nga Dritan Huqi, bëri të ditur se filmi i ri shqiptaro-gjerman "Shqiptari" (Der Albaner) do të shfaqet në disa festivale në seksionet e konkurrimit.

Më 5 korrik shfaqet në një festival tjetër të rëndësishëm Karlovy Vary International Film Festival, në kategorinë East of the West, ku prej pak vitesh po shfaqen disa prodhime të reja shqiptare.

Ekipi i aktorëve është më shumë se dy kombesh. Në role interpretojnë Nik Xhelilaj, Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, Çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Vasillaq Godo, Eva Löbau, André Hennicke, Tomek Nowicki, Young-Shin Kim, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku, Julian Deda.

"Shqiptari" është prodhim i Neue Schönhauser Filmproduktion (Gjermani), On Film Production (Shqipëri) në bashkëpunim me Südwestrundfunk Arte, financuar nga Medienboard Berlin Brandenburg, Deutscher Filmförderungsfond dhe Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë.

Producentë Boris Schönfelder dhe Dritan Huqi. Skenari është shkruar nga Johannes Naber dhe Andeta Spahivogli, Christoph Silber, Alexander Steimle, Solveig Cornelisen, drejtor fotografie Sten Mende.

n.e/NOA

KOMENTE