Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gruevski: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë
English

Gruevski: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë

Shkup, 28 Qershor, NOA – "Nuk planifikohen zgjedhje të parakohshme", deklaroi të hënën kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë zgjedhje para apo pas nëntorit, siç kërkon LSDM-ja opozitare.

Ai tha se, në tubimin e djeshëm të LSDM-së nuk ishte thënë asgjë e re, ndërsa fjalimi i liderit të partisë, Branko Cërvenkovski ka ngjarë me atë të vitit 2002.

"Numri ishte modest, rreth 8.000 deri 8.500 njerëz. Nuk dëgjuam asgjë të re nga Cërvenkovski. Nuk pati ofertë të zgjidhjes, vetëm sharje, akuzime, kritika, sulme, diskualifikime personale. Kjo në masë të madhe i ngjan fjalimit të tij të vitit 2002, kur vazhdimisht sulmonte, shante, akuzonte pa ofruar zgjidhje, apo madje edhe të ofrojë ndonjëherë, pa thënë se si do ta bëjë atë. Identike ishte edhe dje, ashtu që hutohet njeriu nëse e sheh Brankon në vitin 2002 apo në vitin 2010", deklaroi Gruevski pas takimit të sotëm të rregullt gjashtëmujor me partitë e koalicionit "Për Maqedoni më të mirë".

Lidhur me kontestin me emrin, kryeministri Gruevski tha se ka kontakte të përforcuara të ndërmjetësit Methju Nimic me të dyja palët, por se tani për tani nuk kanë sinjale të qarta nëse së shpejti do të dalë me propozim konkret.

NOA-INA

KOMENTE