English

Irak - Avionët Turq Bombardojnë Bazat Kurde Në Veri

ANKARA, 28 qershor /ATSH-ANSA/ - Avionët luftarakë të ushtrisë turke kanë bombarduar sërish sot pozicionet e rebelëve kurdë në malet e Irakut verior. Një nga sulmet e shumta të një ofensive që vazhdon tashmë prej një muaji, në përpjekje për të mposhtur rebelimin e separatistëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve Anadolli, që citon burime lokale sipas të cilave bombat e lëshuara nga avionët turq kanë shkaktuar zjarre në pyjet dhe kampet pranë zonës. /e.v/
KOMENTE