English

Korçë, kapet drejtuesi i mjetit, që aksidentoi për vdekje Perika Gjezin

Korçë, 28 qershor, NOA – Policia e Korçës arrestoi sot drejtuesin e fuoristradës që përplasi për vdekje dje aktorin korçar Perika Gjezi.

I arrestuari 20 vjeçari Xhuliano Islami, nga fshati Lekas, u arrestua pasi dje në rrugën Korçë-Voskopojë, është përplasur me makinën tip golf të aktorit Perika Gjezi, i cili ishte duke u kthyer i vetëm nga Voskopoja përdrejt Korçës.

Aksidenti ka rezultuar fatal për aktorin 61 vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend.

Perika Gjezi u lind në qytetin e Korçës, ndërsa studimet e larta për dramë i kreu në Tiranë, në Institutin e Lartë të Arteve, gjatë vitit 1975.

Ai njihet si një aktor i spikatur në teatrin “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës dhe në shumë filma të kohës.

mit/NOA
KOMENTE