English

Kosovë - Sejdiu: Drejtësi Dhe Sundim Ligji Për Funksionimin E Shtetit

PRISHITNË, 28 Qershor/ATSH- B.Jashari/.- Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet të jenë model i mirë i promovimit të funksionimit të shtetit, tha sot Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. "Kosova ka sfida të mëdha për zhvillimin e vendit, përmbushjen e kritereve të rëndësishme veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë, në të cilat kemi edhe prezencën ndërkombëtare mbështetëse", theksoi ai në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për juristët, të cilët dhanë provimin e jurisprudencës dhe e vlerësoi këtë moment të rëndësishëm për sistemin gjyqësor të vendit. "Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme për reformimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë së Kosovës dhe këtë e bëjmë për njerëzit tanë, e jo për atë që mund të jetë pjesë e analizës së thellë të Raportit të Progresit të miqve tanë, të cilët e kanë shtrirë dorën e ndihmesës për Kosovën në proceset e mëdha të integrimit", tha Presidenti Sejdiu. /s.s./
KOMENTE