Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama propozon Xhefrin ambasador në Irak
English

Obama propozon Xhefrin ambasador në Irak

Uashington, 28 Qershor, NOA – Presidenti amerikan, Barak Obama ka emëruar ish-përfaqësuesin zyrtar të SHBA-ve në Shqipëri, Xhejms Xhefri, si ambasadorin e ri amerikan në Irak.

Në këtë mënyrë, Xhefri i bie të zëvendësojë ambasadorin aktual amerikan në Irak, Christopher Hill, i cili filloi duke shërbyer në këtë post në prill 2009.

Me postin aktual si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi, Xhefri është një diplomat karriere i cili ka shërbyer në Turqi tri herë në të kaluarën para se të shkonte në Ankara si ambasador në dhjetor 2008.

Ndërkaq, Xhefri shërbeu si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri 2002-2004, ndërsa ai ishte edhe zv/shefi i misionit të ambasadës së SHBA-së në Bagdad 2004-2005.

Ndërkaq, tani mbetet që Senati i SHBA-ve ta miratojë propozimin e presidentit Obama para se Xhefri të marrë postin e ri.

n.e/NOA

KOMENTE