Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Ura e Lizës, kapen 3 persona me pistoletë pa leje dhe 500 gr kanabis
English

Operacioni Ura e Lizës, kapen 3 persona me pistoletë pa leje dhe 500 gr kanabis

Elbasan, 28 Qershor, NOA – Ndërsa udhëtonin me makinë në aksin Elbasan-Librazhd, tek ura e Lizës, gjatë një kontrolli fizik të policisë, tre personave iu është gjendur një pistoletë pa leje, 4 fishekë, si edhe 500 gramë lëndë narkotike e ngjashme me kanabis sativa.

Ngjarja konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, menjëherë këta persona janë arrestuar në flagrancë ndërsa ndaj tyre ka nisur procedimi për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të cilat parashikohen nga nenet 278 e 283 të Kodit Penal.

Sipas tyre, identitetet e tre të ndaluarve janë Ilir Jakupllari, 24 vjeç, banues në fshatin Remenjë të Pogradecit; Elton Abrashi, 19 vjeç dhe Roxhens Nurçellari, 19 vjeç; që të dy lindur dhe banues në qytetin e Pogradecit.

Konkretisht, arrestimi i tyre u bë pasi ndërsa udhëtonin me mjetin tip Benz taksi me targë TR 022 C, me drejtues Muharrem Isain, 35 vjeç, banues në Sauk, atyre iu gjend një pistoletë me mbishkrimin “Ekol Major” si dhe një krehër me 4 fishekë.

Ndërsa në sediljen e pasme mbas vendit të shoferit, u gjendën 2 dy qese plastike të mbushura me lëndë bimore e cila për nga karakteristikat ngjasonte me lëndën narkotike kanabis sativa, pesha e përgjithshme e të cilave ishte 500 gramë.

n.e/NOA

KOMENTE