English

Policia e Durrësit, prezantohet shefi i ri i Komisariatit

Durrës, 28 Qershor, NOA – Në drejtorinë e Policisë së Durrësit është kryer sot ceremonia e prezantimit të shefit të komisariatit, kryekomisar Agim Buçpapaj.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ky i fundit deri tani ka kryer detyrën e shefit të komisariatit të Policisë Mirditë, ndërsa kryekomisar Ali Allaraj i cili deri tani drejtonte Policinë e Durrësit, transferohet në Policinë Rrugore të Lezhës, me detyrën e shefit të njësisë.

Po kështu, mësohet se shef i komisariatit të Policisë në Shijak është emëruar kryekomisar Agron Sulëshabani, ndërsa kryekomisar Sulejman Kalaja kalon në detyrën e shefit të komisariatit të Policisë në Librazhd.

Ndërkaq, në kuadër të ndryshimeve strukturore të Policisë Rrugore, është parashikuar struktura e re e njësisë rajonale të Durrësit, e cila do të mbulojë me shërbim Policinë Rrugore të Durrësit dhe Kavajës.

Në krye të saj është emëruar kryekomisar Ervin Hoxha, i cili deri tani kryente funksionin e shefit të Policisë Rrugore në drejtorinë e Policisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE