Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps:Një Vit Pas Zgjedhjeve, Qeveria Nuk Pranon Transparencën
English

Ps:Një Vit Pas Zgjedhjeve, Qeveria Nuk Pranon Transparencën

TIRANË, 28 Qershor/ATSH/.- Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht deputet i PS-së, Namik Dokle, deklaroi sot se një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit qeveria ende nuk ka bërë transparencën duke mos zgjidhur kështu krizën politike në vend. Gjatë një deklarate për mediat, Dokle i bëri apel qeverisë të pranojë dialogun, pasi kjo do të ishte axhenda e përbashkët europiane për të gjitha forcat politike. "Sot mbushet një vit nga dita kur u konsumua krimi elektoral dhe maxhoranca vazhdon të mos e pranojë hetimin, ndërsa kryeministri vazhdon të shkelë parimin kushtetues të transparencës", tha Dokle. Sipas tij, "qëndrimi i mbrapshtë ndaj votës së lirë për të mos i hapur rrugë zgjidhjes së krizës po e çon demokracinë në kthetrat e autoritarizmit, ekonominë në falimentim dhe parlamentin në ngërç permanent. Dokle tha se Europa kërkon konsensus dhe opozita ka bërë hapa drejt konsensusit, por qeveria vazhdon të mbajë peng votën e lirë, në kutitë e mbyllura. "I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit të heqë dorë nga mashtrimi dhe të pranojë transparencën dhe dialogun, të heqë dorë nga shpërdorimi i pushtetit dhe të respektojë shtetin e së drejtës. Kjo do të ishte axhenda e përbashkët europiane për të gjitha forcat politike", tha nënkryetari socialist i Kuvendit në deklaratën e sotme për shtyp./a.s/s.s./
KOMENTE