Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria merr për herë të parë bono në tregun e brendshëm, 25 mln euro me interes 5.8 %
English

Qeveria merr për herë të parë bono në tregun e brendshëm, 25 mln euro me interes 5.8 %

Tiranë, 28 Qershor, NOA – Pas shtyrjes së marrjes së Eurobondit në tregun ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka arritur që të marrë në tregun e brendshëm një shumë huaje prej 25 milionë eurosh me normë interesi prej 5.8 për qind.

Lajmi është konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të ministrisë së Financave, sipas të cilave, qeveria ka përfunduar me sukses ankandin për marrjen e bonos në tregun e brendshëm.

Në fakt, mësohet se në ankand janë ofruar 33 milionë euro me një normë interesi prej 6.2 përqind, por qeveria ka marrë vetëm shumën e nevojitur prej saj, prej 25 milionë eurosh.

Marrja e eurobondit në tregun ndërkombëtar u shty për shkak të krizës financiare që po përjetojnë vendet e Bashkimit Evropian, duke patur parasysh këtu shumat e mëdha të parave me të cilat ato do të ndihmojnë Greqinë për të dalë nga kolapsi si edhe kursimet që iu duhet të bëjnë para pritshmërisë së krizave të mundshme në vende si Spanja apo Portugalia,

E gjendur në të tilla kushte, qeveria ka gjetur si rrugë për daljen nga situata, huamarrjen nga tregu i brendshëm, i cili nga ana e tij, ka vlerësuar kuadrin e stabilitetit makro-ekonomik të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE