Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/Gështenja, Një Biznes Fitimprurës
English

Reportazh/Gështenja, Një Biznes Fitimprurës

TROPOJË, 28 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Eljaz Kërtoçi, nga Tropoja, çdo ditë viziton pemëtoren e tij prej 4 hektarë me gështenja, që lëshojnë një erë të këndshme, ndërsa degët e gjera të pemëve prekin njëra-tjetrën. "Sot duket si një pyll e nuk të ngjall ndonjë ndjesi të veçantë, por kur vjelim frutat, atëherë ndryshon puna. Atëherë është kënaqësia më e madhe e jona", thotë Eljazi. Si Eljazi janë të shumtë fermerët tropojanë që krenohen me gështenjën, që prodhon me pak shpenzime. Në Tropojë, ka fermerë që me gjysmë shaka konsiderohen si pronarë të mëdhenj, ngaqë kanë shumë rrënjë gështenja në pronësi. "Veç Eljazit është dhe Rasim Nikoçi i Geghysenit që ka 5 ha me gështenja, Fran Zhivani nga Lekbibajt që ka 3 ha të mbjellë me gështenjë, Ram Muja nga Griba që ka rreth 600 rrënjë gështenja. Ndërsa fermerë që kanë 1-1.5 ha apo pak më shumë sipërfaqe të mbjellë me gështenja janë me dhjetra në rrethin tonë", thotë drejtori i zyrës së bujqësisë së rrethit, Riza Doçi. "Që tani kemi nisur të kërkojmë tregjet e shitjes. Një treg e kemi këtu në Bajram Curri, por jemi lidhur edhe me tregtarë nga Tirana", tregon Ram Muja, nga Griba. Prodhimi ka ardhur në rritje në vitet e fundit, por po kështu është shtuar dhe kërkesa, dhe kjo ka çuar në rritjen e çmimit. "Me rritjen e kërkesës, tregu është i garantuar, vetëm duam që të mos hallakatemi kur vjen koha e mbledhjes së frutave", thotë Rama. Gështenja është një biznes mjaft fitim prurës. Së pari gështneja nuk do ndonjë përkujdesje dhe rritet në toka inproduktive. Edhe pse ndonjëherë të sjell kokëçarje, si pak vite më parë, kur mbi 20 për qind e këtij dru frutori u prek nga sëmundja e kancerit, që shkakton tharjen e trupit të gështenjës. "Fatmirësisht kjo sëmundje është drejt zhdukjes, por nuk duhet harruar, ndaj u kemi kërkuar fermerëve të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme që në rast të shfaqjes të lajmërojnë specialistët", sqaron drejtori i zyrës së bujqësisë. Tropojanët thonë se gështenja është krenaria e tyre. Përmes saj biznesmenë të huaj nga Gjarmania, Maqedonia, Austria e Turqia kanë njohur edhe Tropojën, apo edhe bukuritë e Valbonës. "Deri në fund të viteve '90 kishim mjaft problem tregun, tani ky është një problem i zgjidhur", shton Rasimi. "Privatizimi i masiveve të gështenjës ka sjellë vitet e fundit edhe rritjen e cilësisë së frutit", thotë Doçi. Ai tregon se, në Bajram Curri kanë ardhur menaxherë të huaj, kanë vëzhguar nga afër vendin ku rritet gështenja, kanë kryer analiza të ndryshme deri sa janë bindur se është një frut i pastër biologjikisht, gjë që ka sjellë edhe rithithjen e kërkesës nga biznesmenë nga Gjermania, Austria, Turqia, Italia etj. Interesi për gështenjën është rritur edhe te biznesmenët vendas. Ramiz Jaha, për shembull, ka ngritur një linjë të pastrimit e të seleksionimit të prodhimit me një teknologji bashkohore. "Unë nuk mund të përballoj gjithë kërkesën e fermerëve, por gjithsesi kam ndikuar ndjeshëm në sigurimin e tregut për gjithë fermerët duke mbajtur edhe një çmim relativisht të lartë", thotë Ramizi. Ramizi ka marrëdhënie kontraktuale me një kompani italiane e një austriake, dhe sipas tij, ka kërkesa edhe nga kompani turke e gjermane. Në Shqipëri gështenja konsumohet në gjendje të papërpunuar, kompanitë e huaja e përdorin kryesisht për prodhim niseshteje, ëmbëlsirash e në raste të veçanta edhe për prodhim mielli. Sipas statistikave të zyrës bujqësore të rrethit, gështenja në Tropojë zë një sipërfaqe prej rreth 2400 ha me mbi 220 mijë rrënjë, prej të çilave rreth 200 mijë janë në prodhim. Rendimenti për rrënjë arrin në 35 - 45 kilogram./ch/
KOMENTE