Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Altin Lame, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm
English

Altin Lame, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm

Tiranë, 29 Qershor 2010 NOA - Prokuroria e Tiranës kërkoi në seancën e zhvilluar sot shpalljen fajtor dhe dënimin e Altin Lamajt me burgim të përjetshëm, për disa krime që e akuzon se ka kryere.

Nipi i të ndjerit Vajdin Lamaj, ish bashkëpronari i Top-Albania Radio, akuzohet për veprat penale të “vrasjes me paramendim” “vrasjes me dashje” “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, të gjitha këto në bashkëpunim, dhe “falsifikim të akteve të gjendjes civile” e “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Në seancën e radhës, dy mbrojtësit e të pandehurit Altin Lamaj do të paraqesin konkluzionet e tyre përfundimtare, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari pritet që të japë vendimin e saj përfundimtar.

Gjithsesi, Altin Lamaj ka shpëtuar nga burgimi përjetë. Edhe pse prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim përjetë për të gjitha veprat penale, Altin Lamaj është duke u proceduar me gjykim të shkurtuar, çka automatikisht e shpëton atë.

Altin Lamaj akuzohet për ngjarjen e 23 dhjetorit të vitit 1999, ku mbeti i vrarë Andi Hasanit, Gazmend Zenelit, Sokol Alushit, Alban Çelës e Grigor Stefanit, si dhe u plagos Altin Fortuzi.

Dosja e Lamajt u kthye nga Gjykata e Lartë e cila u shpreh se Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Apelit për Krimeve të Rënda nuk kanë qenë kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje.

r.n/NOA

Lexoni dhe: Gjykata e Larte, anulohen burgimet e perjetshme per Altin Lamajn

KOMENTE