Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 29 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 29 Qershor 2010

---------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ UASHINGTON/NJU JORK/MOSKË - Shtetet e Bashkuara arrestuan 10 persona në kuadrin e një operacioni të gjerë policor kundër një rrjeti të dyshuar spiunazhi në përfitim të Rusisë. Pesë prej tyre u paraqitën dje përpara një gjykatësi federal i cili urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim. PRETORIA/LE CAP - Ndeshjet e fundit çerekfinale të Botërorit 2010, me përballjen evropiane Spanjë-Portugali dhe ekipin e fundit aziatik, Japoninë, që do të luajë përballë Paraguait. Në Pretoria, Paraguai-Japoni (14:00), dhe në Cap, Spanjë-Portugali (18:30). - Në Pretoria, konferencë shtypi e shefit të policisë afrikanojugore Bheki Cele, lidhur me masat e sigurisë për Kupën e Botërorit të Futbollit (07:00). KABUL - Njëqind ushtarë të huaj janë vrarë në qershor në Afganistan, gjë që e bën këtë muajin më të përgjakshëm për forcat ndërkombëtare gjatë tetë viteve e gjysmë luftë, mësohet nga një bilanc i sotëm i AFP-së pas njoftimit nga Uashingtoni të vdekjes së një ushtaraku amerikan. TË TJERA -------------- ATHINË - Grevë tjetër e përgjithshme kundër reformës së pensioneve, masë kryesore e terapisë shok që po ndjek Greqia për rimëkëmbjen e financave të saj: bllokime në transporte dhe manifestime me thirrjen e sindikatave dhe të Partisë Komuniste. NJU ORLINS - Kostoja e shtresës së naftës për kompaninë britanike BP vazhdon të rritet, me katër milionë dollarë shpenzime për çdo orë që kalon, ndërkohë që stuhia tropikale Alex po forcohej dje në Gjirin e Meksikës. PARIS - Dita e dytë e procesit të ish-diktatorit të Panamasë Manuel Noriega, i cili do të gjykohet deri të mërkurën në Paris për transferimin në Francë të 2,3 milionë eurove që vijnë nga karteli kolumbian i drogës Medellin. UASHINGTON - Gjenerali David Petraeus, i cili sapo është emëruar kryekomandant i forcave aleate në Afganistan nga Barak Obama, paraqitet përpara një komisioni të Senatit për konfirmim, duke zëvendësuar pararendësin e tij të shkarkuar nga presidenti Obama. UASHINGTON - Ndjekje e seancave dëgjimore në Senat të Elena Kagan, kandidate e presidentit Barack Obama për t'u bërë një nga nëntë gjykatësit e Gjykatës së Lartë. Konfirmimi i saj përfundimtar mund të bëhet që në fillim të muajit gusht. UASHINGTON - Presidenti Barack Obama takohet me mbretin Abdallah të Arabisë Saudite. BUDAPEST - Parlamenti hungarez zgjedh presidentin e ri të Republikës dhe kandidati më i favorshëm është kryetari aktual i asamblesë, Pal Schmitt, i partisë konservatore në pushtet Fidesz. UASHINGTON - Presidenti Barack Obama takohet me senatorë të të dy partive për të diskutuar lidhur me një ligj për ndryshimin e klimës. JERUSALEM - Vizitë e shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov i cili takohet me homologun izraelit Avigdor Lieberman. TORONTO - Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë vazhdon vizitën nëntë ditore në Kanada gjatë të cilës do të shkojë në disa provinca të këtij vendi të madh, por jo në Kebek, ku ndjenja antibritanike nuk është zhdukur plotësisht. /I.Pu.
KOMENTE