English

Banda kriminale vret kandidatin për guvernator (VIDEO)

Meksikë, 29 Qershor 2010 NOA/ Rid Bulku - Në Meksikë një komando droge, ka vrarë Rodolfo Torre, kandidat për Guvernator i Taumalipas, në afërsi të kufirit me SHBA. Së bashku me të kanë mbetur të vdekur dhe shtatë bashkëpunëtorë të tij.

Kjo vrasje është publikuar si më e bujshmja që ka ndodhur ndonjëherë, në lidhje me krimet politike që nga 2006, kur ka qenë në pushtet Presidenti Felipe Calderon. Kryetari i Shtetit e ka dënuar rreptësisht këtë masakër.

Torre, një mjek 45 vjeçar, kandidonte për guvernator në Tamaulipas si kandidat i një koalicioni historik i Partisë Revolucionare Institucionale (ISP) dhe dy partive lokale, ku ishte tepër e qartë se ishte favoriti për zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në 4 korrik.

Vrasësit e pritën atë rreth orës lokale 10:30 dhe kjo ndërkohë që ai ishte në bordin e dy makinave në rrugë, së bashku me stafin e tij dhe katër truprojat.

Si Torre ashtu dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk kishin marrë asnjë masë sigurie dhe kjo pasi asnjëherë nuk ishin kërcënuar të paktën siç bëhet e ditur nga burimet lokale. Kështu deputeti dhe katër rojet u vranë në çast, ndërsa sekretari privat i kandidatit vdiq pasi u shtrua në spital.

Tamaulipas ka qenë prej kohësh qendra e përplasjeve të dhunshme mes të bandave të ndryshme të trafikut të drogës.

Kreu i PRI, Beatriz Paredes kërkoi hetim të menjëhershëm mbi vrasjen, ndërsa anëtarët e partisë së tij kanë kërkuar pezullimin e zgjedhjeve në Tamaulipas dhe katër shtete të tjera.

Seanca, për rinovimin e njësisë parlamentare lokale, është planifikuar për të dielën e ardhshme në 12 shtete dhe në bazë të sondazhit, kandidatët e opozitës së PRI duhet të mbizotërojë në shumicën e tyre.

r.b/NOA

{youtube}Uu-KYZe8ajo{/youtube}

KOMENTE