Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Varfëria nga 25% që rezultonte pesë vjet më parë, tani në nivelet 11-12%
English

Berisha: Varfëria nga 25% që rezultonte pesë vjet më parë, tani në nivelet 11-12%

Tiranë, 29 Qershor, NOA - Nga një vend që 5-6 vite më parë kishte një nivel varfërie në 25% të popullatës, qeveria e ka zbritur këtë tregues në Shqipëri aktualisht me 11-12% dhe kjo falë, një lufte të ashpër kundër tij.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë një takimi me kryetarët e komunave të vendit, duke u pohuar atyre se qeveria që ai drejton është e vendosur të ndërmarrë një betejë të madhe kundër varfërisë.

“Shqipëria ka arritur rezultate të mëdha në këtë fushë, të cilat askush nuk mund t’i mohojë. Le të vendosim me të varfrit një kapitull të ri dhe të nisim me ta një luftë të ashpër kundër varfërisë. Qeveria nga ana e saj do t’i ndihmojë kryetarët e komunave për luftën kundër varfërisë”, tha ai.

Duke shtuar më tej se konstaton potenciale të mëdha të pazhvilluara dhe të pashfrytëzuara, administrimi i të cilave mund të ishte një armë e fortë kundër varfërisë në vend dhe komunat e largëta.

Më tej, ai tha se duhet shënuar një kapitull i ri edhe në aspektin e mjedisit, i cili mund të shënojë një ndihmë në kapërcimin e varfërisë.

“Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij të jetë një nga përparësitë tuaja më madhore”, iu drejtua ai kryetarëve të komunave.

Sikundër sipas tij, edhe infrastruktura moderne do të ndihmonte mjaft në përmirësimin e treguesve të varfërisë në vend.

n.e/NOA

KOMENTE