Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Credins, Një Bankë E Shëndetshme Që Po Rrit Kreditimin Ndaj Biznesit
English

Ekon-Credins, Një Bankë E Shëndetshme Që Po Rrit Kreditimin Ndaj Biznesit

-Në një intervistë për ATSH-në, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Credins, Artan Santo, deklaron se kreditimi i turizmit dhe bujqësisë, sfidat e së ardhmes për zhvillimin ekonomik të vendit- TIRANE, 29 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Credins, Artan Santo, u shpreh në një intervistë eskluzive për ATSH-në, se mbështetur në treguesit financiare, Credins rezulton të jetë një bankë e shëndetshme që po rrit mbështetjen me kredi per konsumatorët dhe biznesit vendas. Sipas Santos, për 5-mujorin e vitit 2010, Banka Credins arriti një fitim neto prej rreth 3 milionë euro dhe aktivet e bankës u rritën duke zënë7 % në totalin e aktiveve të sistemit bankar shqiptar. "Zgjerimi i bankës është rritur ndjeshëm dhe rezultatet pozitive vendosen në një kohë, kur koha nuk është dhe aq pozitive. Raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive është nën mesateren e sistemit bankar në tërësi dhe ajo që është më e rëndësishmja, kreditimi po vazhdon me ritme progresive, kryesisht në fushën e përpunimit, eksport- importit, në sektorin e ndërtimit jo vetëm për banim por dhe për objekte industriale"-thekson Santo. Në këtë konteks evidenton ai, Banka Credins është rritur ndjeshëm duke u renditur nder vendet e para në klasifikimin e sistemit bankar shqiptar. Vetëm gjatë këtij 5 mujori të 2010, Banka Credins ka celur 6 degë te reja në qytetet Burrel, Peshkopi, Ballsh, Kukës, dhe dy degë të tjera nëTiranë. Ajo numëron mbi 500 punonjës, ndëkohë që numri i klientëve ka patur rritje teper te ndjeshme, çka kupton se cdo ditë banka merr klientë të rinj. Duke e cilësuar 2009 dhe 2010 si vite të vështirë për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi, për shkak të efekteve të pas krizës financiare botërore, kreu i Bankës Credins, shprehet optimist për të ardhmen e ekonomisë shqiptare, duke vënë theksin, në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe bujqësisë si sektorë potencialë që gjenerojnë të ardhuara në buxhetin e shtetit. Për Drejtorin e Bankes Credins, kriza financiare ndërkombëtare dhe ndikimi i saj ne Shqiperi ishte me teper nje fiksion pergjate vitit 2008 dhe 6-mujorit 2009, sepse ajo nuk ishte qe te prekte realisht sistemin bankar imun shqiptar. "Në Shqipëri, aktualisht, kriza ekonomike ne teresi ka një impakt në ekonomine reale, por përtej kësaj, shprehet ai, nuk shoh ndonjë problem të pa kapërcyeshëm për gjenerimin e ekonomisë vendase". Nisur nga vështirësitë financiare që mund të shfaqen tek kredimarrësit, Santo thotë se Banka Credins po ndermerr politika të reja për t'i ardhur në ndihmë klientëve të saj. "Ne kemi nën vëzhgim klientët tanë që mund të ketë probleme me shlyerjen e kredisë dhe jemi duke riparë mundësinë e maksimizimit të mundësive të tyre për të paguar bankën dhe kjo është sfida e këtij viti, për te gjithe sistemin bankar"-nënvizon Santo. Lidhur me uljen e normës bazë të intersit të kredisë, nga ana e Bankës Qendrore Shqiptare, Santo është i mendimit se, kjo është një dëshirë e të gjithë operatorëve bankare. Sipas tij, në një situatë ku norma e interesit do të jetë më e lehtësuar, kjo do të bëjë që biznesi i vogël dhe i madh do të këtë më shumë mundësi për tu kredituar dhe më lehtësi për ti paguar ato. Por nga ana tjetër, vëren ai, duhet të kuptojmë se bankat nuk operojnë mbi bazën e dëshirave vullnetariste, por mbi bazën e disa analizave dhe kalkulimeve të detajuara ekonomike. Në këtë konteks, vijon ai, BSH-ja merr vendime të karakterit makro që reflektojnë natyrshëm në bankat tregtare. Si një nga ekspertët më në zë të ekonomisë, Drejtori i Bankes Credins, z.Santo, vlerëson vendimin e qeverisë shqiptare për të hyrë në tregun ndërkombëtar të eurobondit. Sipas tij, në kushtet aktuale kur tregu ndërkombëtar është ende i paqëndrueshëm dhe normat e interesit të eurobondit janë të larta dhe me tendencë rritje, ndërhyrja për tu futur në tregun e brendshëm, është normale dhe do të krijojë një rreth qarkullim interesant të parasë, që do të shkojë në ekonomi dhe do të japë një impuls pozitiv në periudha afatshkurtra. Duke vlerësuar turizimin dhe bujqësinë si dy nga shtyllat kryesore, promotore të ardhmerise se ekonomisë shqiptare, Drejtori Santo, informon se në Bankën Credins, në departamentin e kreditimit, janë krijuar njesi te reja, që do të merren me kreditimin e ketyre sektoreve. "Kemi filluar një program të përbashkët me USAID, për të ndihmuar të ardhmen e zhvillimit të bujqësisnë në vendin tonë, nisëm kjo, në sinkron edhe me objektivat e qeverisë shqiptare, që po e sheh me prioritet bujqësinë për impaktin pozitiv që jep në ekonominë shqiptare"- thotë Santo. Banka Credins operon ne sistemin bankar shqiptar qe prej vitit 2003. Aksionerët e Bankës Credins, janë përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme të krijuar dhe rritur gjatë viteve të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Banka Credins përfaqësoi të parën bankë private me kapital 100% shqiptar, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri. Progresi i ndjeshëm në dimensionet e Bankes dhe pozicionimi i saj në treg rritën gjithashtu edhe interesin e investitorëve të huaj. Në Janar te 2008, Banka Credins njoftoi pjesëmarrjen e dy aksionerëve të rinj, të cilët zotërojnë 25.34 % të aksioneve të saj. Këto dy aksionerë janë: Balkan Financial Sector Equity Holding B.V. (BFSE Holding B.V), Holandë, i cili përfaqësohet nëpërmjet Development Financial Equity Partners (DFE) si dhe aksioneri tjetër State Secretariat for Economic Affairs (SECO)I shtetit Zviceran, i cili përfaqësohet nëpërmjet Swiss Investment Fund for Emerging Markets (SIFEM AG)./a.gj/
KOMENTE