Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Azi - Nafta Bruto Bie Në 78,06 Dollarë
English

Ekonomi - Azi - Nafta Bruto Bie Në 78,06 Dollarë

SINGAPOR, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Kurset e naftës ishin në rënie sot në këmbimet elektronike në Azi, pas rënies së Bursës amerikane dhe ndërkohë që stuhia tropikale Aleks duket se i kurseu zonat e prodhimit të naftës bruto në Girin e Meksikës, mësohet nga bursat. Në këmbimet e mëngjesit, fuçia e "light sweet crude" për furnizimet e gushtit ra me 19 centë duke arritur në 78,06 dollarë fuçia, ndërsa Brenti i Detit të Veriut, për furnizimet e gushtit, ra me 13 centë duke shënuar kuotën 77,46 dollarë. Të hënën, çmimet e naftës ranë pak në Nju Jork, ndërkohë që stuhia tropikale Aleks duket se nuk i përfshiu zonat kryesore të prodhimit në Gjirin e Meksikës. Në New York Mercantile Exchange (Nymex), fuçia e "light sweet crude" për furnizimet në gusht përfundoi në 78,25 dollarë, një rënie prej 61 centë në krahasim me të premten. Në Londër, në IntercontinentalExchange, fuçia e Brentit të Detit të Veriut me të njëjtin afat pësoi një rënie prej 53 centësh duke arritur në 77,59 dollarë. /I.Pu.
KOMENTE