Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Farm: Pe Mbështet Integrimin Europian Dhe Liberalizimin E Vizave Për Shqiptarët
English

Farm: Pe Mbështet Integrimin Europian Dhe Liberalizimin E Vizave Për Shqiptarët

TIRANË, 29 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Europarlamentari Goran Farm shprehu sot, mbështetjen për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke vënë në dukje se "në këtë proces janë të domosdoshme reformat e mëtejshme për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit". Përfaqësuesi i PE-së, Goran Farm, ishte sot i ftuar në takimin e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, që u organizua në Hotel "Sheraton", në Tiranë, ku referoi mbi rolin e rëndësishëm që ka vetëqeverisja lokale dhe rajonale në procesin e integrimit europian. Duke u ndalur te zgjerimi i ardhshëm i BE-së, që pritet të përfshijë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Farm tha se "kësaj here nuk do të kalohet nëpër të njëjtin proces të madh zgjerimi që ndodhi në vitin 2004 dhe 2007". Sipas tij, "kësaj here çdo vend do të trajtohet në mënyrë individuale, sipas meritave të tij dhe bazuar në një model strikt dhe të ri negociatash". "Ka shumë punë që ju duhet të bëni. Parlamenti Europian po planifikon të miratojë një rezolutë për Shqipërinë dhe jam plotësisht i bindur se në mënyrë unanime ne do të mirëpresim aplikimin tuaj për anëtarësim, por do të theksojmë nevojën për reforma ekonomike, politike, sociale dhe gjyqësore", tha Farm. Ai siguroi se "PE do të japë mbështetjen kryesore për liberalizimin e vizave, por me kusht që në muajt në vijim, KE të verifikojë nëse Shqipëria ka plotësuar kërkesat e mbetura të udhërrëfyesit të vizave". "Rezoluta u bën thirrje partive politike që të angazhohen në dialog konstruktiv për rregullat elektorale që do të garantojnë transparencë të plotë në zgjedhjet e ardhshme dhe të zgjidhë edhe ngërçin politik mes opozitës dhe qeverisë për zgjedhjet parlametare", tha Farm. Duke theksuar rëndësinë e qeverisjes lokale, Farm tha se "autoritetet vendore dinë më shumë se kushdo tjetër për nevojat e qytetarëve, dhe pikërisht në komuna ka bazat e saj demokracia". "Kriza financiare ka treguar se si çështjet financiare dhe politike kalojnë çdo kufi të zhvillimit. Ndaj është e rëndësishme që të kuptojmë se politikat e BE-së nuk ndikojnë thjesht në nivelin qendror, por edhe në nivel qarqesh dhe komunash", tha Farm./s.s./
KOMENTE