Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazetarët e Kosovës dënojnë dhunën ndaj gazetarëve të Top Channel gjatë ditës së Vidovanit
English

Gazetarët e Kosovës dënojnë dhunën ndaj gazetarëve të Top Channel gjatë ditës së Vidovanit

Prishtinë, 29 qershor, NOA – Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të televizionit Top Channel, të ndodhur gjatë përcjelljes së aktivitetit të Vidovanit, në Graçanicë, që përkujton 621 vjetorin e betejës së Kosovës.

UGK në një deklaratë për shtyp e cilëson sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të televizionit Top Channel, të papranueshëm dhe si cënim të shprehjes dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve.

UGK, kërkon nga institucionet e Kosovës dhe nga ato ndërkombëtarë që të hetohen dhe të marrin dënimin e merituar aktorët që shkaktuan dhunën ndaj gazetarëve në krye të detyrës.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka lëshuar thirrje edhe Policisë së Kosovës që të jenë më vigjilentë në mbrojtje të gazetarëve, për t’u mundësuar atyre një punë profesionale. Në përfundim të deklaratës, Unioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje të gjithë kolegëve nga Shqipëria që të punojnë për lirinë e shprehjes dhe të mos bien pre e provokimeve të njerëzve që pengohen nga fjala e lirë.

mit/NOA
KOMENTE