Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hajredin Kuçi: Ideja e shkëmbimit të territoreve, me rrezik për rajonin
English

Hajredin Kuçi: Ideja e shkëmbimit të territoreve, me rrezik për rajonin

Prishtinë, 29 Qershor, NOA – Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka thënë BBC-së se zërat që po dëgjohen për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë zëra të kahershëm, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin.

Kjo ide do të ishte shumë e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin dhe se ajo nuk do të fillonte e as nuk do të përfundonte me Kosovën.

Shkëmbimi i territoreve do të nënkuptonte krijimin e konflikteve të hapura dhe se zgjidhja më e mirë është qasja drejt integrimeve evropiane.

Z. Kuçi, si e komen qeveria e Kosovës idenë e shkëmbimit të territoreve?

Kjo ide është dëgjuar edhe më herët. Për Qeverinë e Kosovës, Kosova e ka tërësinë e vetë territoriale të përcaktuar edhe me kushtetutë dhe me aktet ndërkombëtare.

Kosova nuk është e interesuar që të hyjë në pazare të tilla. Po ashtu, duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo fillim i ndryshimit të territoreve, nuk do të ishte pika e fundit e këtyre ndryshimeve, apo së paku nuk do të ishte në Kosovë.

Përvoja ka treguar se veprime të tilla krijojnë kriza që zgjasin me vite. Zgjidhja më e mirë është hyrja në Unionin Evropian të shteteve të rajonit.

Nëse ju keni marrë çfarëdo sinjali, dokumenti apo çfarëdo letre, si një lloj propozimi nga pala e Serbisë, që shkëmbimi i territoreve të konsiderohej si një zgjidhje e problemeve të hapura?

Për sa unë jam në dijeni, nuk kemi marrë diçka të tillë. Kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë dhe këto janë zëra që janë dëgjuar në opinionin publik, por nuk kanë qenë asnjëherë në tavolinë, qoftë me faktorin vendor, qoftë me atë ndërkombëtar.

Dhe ju, tani për tani, e përjashtoni kategorikisht një mundësi të tillë?

Ne e përjashtojmë nga se kjo do të hapte krizë dhe do të hapte mundësi të reja për krizë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon dhe, në anën tjetër, po ashtu duhet të themi se kjo nuk mund të fillojë dhe të përfundojë vetëm me Kosovën, prandaj e mira e gjithë rajonit do të ishte qasja drejt integrimit në Unionin Evropian.

Ministri i jashtëm i Serbisë Jeremiq, ka lënë të kuptohet se shkëmbimi i territoreve do të mund të ishte një lloj kompromisi. A mund të thuhet se pala e Serbisë, aktualisht, e ka një ofertë ndërkaq Kosova e ka një përgjigje negative?

Oferta të tilla janë të papranueshme. Mund ta themi se kjo nuk është ofertë fare. Ne tashmë e kemi një ofertë nga ana e Kosovës për bashkëpunim rajonal në respektim të tërësisë territoriale të njëri-tjetrit dhe bashkëpunim për integrim në Unionin Evropian. Kjo, njëkohësisht, edhe me vullnetin që ta njohim pavarësinë e njëri- tjetrit. Çdo propozim tjetër krijon kriza të reja dhe krijon mundësi për konflikte të hapura për një kohë të gjatë dhe kështu do ta humbnim rendin për integrim në Evropë. Mendoj se në këtë drejtim duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Apo ju po kërkoni që, fillimisht, të njihet pavarësia e secilit veç e veç e mëpastaj të hapen edhe pazare për shkëmbim?

Mendoj se parakusht elementar për integrim në Unionin Evropian është respektimi i tërësisë territoriale të njëri-tjetrit dhe njohja formale e pavarësisë për njëri-tjetrin. Krejt të tjerat janë veprime si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

BBC

KOMENTE