Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kamerat zbulojnë hajdutin, vidhte rregullisht në supermarketin “Euromax”
English

Kamerat zbulojnë hajdutin, vidhte rregullisht në supermarketin “Euromax”

Tiranë, 29 qershor 2010 NOA/ Rid Bulku - Zbulohet dhe vihet në prangat e policisë, një hajdut sistematik i ushqimeve në supermarketin “Euromax”, që ndodhet në rrugën “Bogdani”, që lidh “Rrugën e Kavajës” me “Rrugën e Durrësit”. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur për agjencinë NOA se vjedhja më e fundit, është kryer natën duke gdhirë dita e sotme.

Përparim Fejziaj, 50 vjeç nga Tirana, ka hyrë si edhe herët e tjera brenda në supermarket dhe pasi ka bërë pazaret që i duheshin, ka dalë prej andej pa paguar paratë. Kamerat e sigurisë të instaluara brenda ambienteve të supermarketit, këtë herë e kanë tradhtuar.

Punonjësit kanë vënë re hajdutin dhe kanë lajmëruar menjëherë forcat e policisë së komisariatit nr.3 të kryeqytetit. Ato kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë kryer arrestimin në flagrancë të 50-vjeçarit.

Nga hetimet ka rezultuar se i njëjti person kishte mundur të vidhte edhe 6 herë të tjera, mallra ushqimore në këtë supermarket, por pa u dalluar nga punonjësit.

Fejziaj kishte zgjedhur një metodë primitive të të vjedhurit, por që kishte rezultuar efikase. Duke i fshehur nëpër trup ushqimet për të cilat kishte nevojë, ai kishte mundur të dilte nga supermarketi pa u diktuar fare.

Herën e fundit, vetëm nëpërmjet kamerave të sigurisë, punonjësit kishin mundur të binin në gjurmë të hajdutit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të vjedhjes.

r.n/NOA

KOMENTE