Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrollet 6-Mujore/Isksh, Masa Ndaj Subjekteve Farmaceutike Deri Në Ndërprerje Të Aktivitetit
English

Kontrollet 6-Mujore/Isksh, Masa Ndaj Subjekteve Farmaceutike Deri Në Ndërprerje Të Aktivitetit

TIRANË, 29 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur masa administrative, duke nisur që nga zhdëmtimet, gjobë e deri në ndërprerjen e aktivitetit, ndaj 3 subjeteve farmaceutike ku janë konstatuar shkelje lidhur me tregtimin e barnave të rimbursueshme. Në vazhdën e kontrolleve që Instituti kryen në shërbimin farmaceutik tek subjektet që kanë kontratë me sigurimet shëndetësore në të gjithë vendin, gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë ushtruar kontrolle në 120 subjekte farmaceutike në rajonet Tiranë, Durrës, Vlorë, Berat, Elbasani dhe Shkodra në vijim. Po kështu, sipas ISKSH-së, është bërë dhe një verifikim observacioni në rrethin e Elbasanit, Cërrik, si dhe një kontroll tematik në rajonin e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Ndër shkeljet e konstatuara nga kontrollet janë tregtimi në disa raste i barnave me rimbursim pa dokumentacionin ligjor, duke u rimbursuar padrejtësisht për barna pa i patur gjendje në farmaci në kundërshtim me detyrimet kontraktuale me ISKSH-në. Po kështu, u vërejtën mangësi në plotësimin e dokumentacionit sipas detyrimeve kontraktuale, tregtim të barnave pa pullën e kontrollit nga disa farmaci, si dhe prania e librezave të shëndetit të pacientëve në ambientet e farmacisë. "Është konstatuar një përfitim i padrejtë i vlerave të rimbursimit, për të cilat janë vendosur ndaj 25 farmacive masa zhdëmtimi në shumën totale 1 113 320.3 lekë, për diferenca në plus të pajustifikuara me fatura, si dhe për shkelje administrative, në lidhje me dokumentacionet dhe pikat e kontratës janë vendosur ndaj 28 subjekteve farmaceutike gjoba në vlerë totale 336 000 lekë", bën me dije ISKSH-ja. Ndërkohë, eshte ndërprerë kontrata me 3 subjekte farmaceutike. Sa i takon aktivitetit të depove distributore dhe importuese, gjatë këtij viti, kontrolli ka qenë tematik në lidhje me vërtetësine e disa faturave të furnizimit të subjekteve farmaceutike dhe pajisjes së barnave me pullën e kontrollit, si dhe të skadencës së barnave të tregtuara. Për këtë, specialistët e ISKSH-së kanë kontrolluar 12 depo importuese dhe distrubutore. Ndër problemet e konstatuara është mosdeklarimi i saktë nga ana e depove nëpër faturat e shitjes së serisë dhe datës së skadencës së barit. Bazuar në të dhënat nga ISKSH, në bazë të kontratës me depot importues dhe distributore, bëhet e ditur se janë vënë penalitete ku janë marrë masa të rekomanduara gjobë ndaj 7 depove në vlerën 590 000 lekë. /a.ke/
KOMENTE