Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Prezantohet Projekti I Koridorit Jugor Të Gazit, Tap
English

Korçë: Prezantohet Projekti I Koridorit Jugor Të Gazit, Tap

KORÇË, 29 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Grupi inxhiniero-teknik i Projektit të Korridorit Jugor të Gazit në Shqipëri, TAP, (Tubacioni Trans-Adriatik) prezantoi të martën në prefekturën e Korçës, ku do të kalojë gjurma e këtij gazsjellësi konkluzionet paraprake të këtij studimi në një takim me përfaqësues të pushtetit vendor. Përgjegjësi i grupit të studimit, Kai Schmid Soltau duke prezantuar historikun e studimit, që ka filluar në 2003, nënvizoi se sipas vendimit të Qeverisë Shqiptare të vitit 2008 për gjurmën e këtij projekti dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore, grupi i projektimit rishikoi rrugën e Tubacionit Trans-Adriatik. Projekti TAP është zhvilluar në përputhje me legjislacionin shqiptar, me qëllim identifikimin e rrugës optimale, masave për minimizimin e ndikimeve mjedisore, sociale dhe të trashëgimisë kulturore. Sipas tij, alternativa e fundit e gjurmës së këtij gazsjellësi në Korridorin Jugor të Shqipërisë, e gjatë 179 km, hyn në Shqipëri në fshatin Miras, kalon në Korçë, Vithkuq, Skrapar, Fier, në bregdetin Adriatik dhe përfundon në Brindizi, (Itali). Projekti TAP ofron një rrugë të re për transportin e gazit nga Azia Qendrore në Evropën Jugore dhe Evropën Qendrore, prej nga do të furnizohet me gaz dhe Shqipëria. Projekt-studimi parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2011 dhe pas procedurave të shpronësimit të tokave ku kalon gjurma e gazsjellësit, do të fillojë ndërtimi i tij./ch/
KOMENTE