Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mavrovë, Mediu: Qëllimi kombëtar, rritja e zonave të mbrojtura në vend, në standardet e BE-së
English

Mavrovë, Mediu: Qëllimi kombëtar, rritja e zonave të mbrojtura në vend, në standardet e BE-së

Mavrovë, 29 qershor, NOA – Ruajtja e Biodiversitetit të Ballkanit brenda parimeve të qëndrueshme dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike, ishte konferenca ndërministrore rajonale e zhvilluar dje në pikën turistike të Mavrovës në Maqedoni, ku mori pjesë edhe ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, krahas ministrave të Mjedisit të rajonit, të Kosovës, Serbisë, si dhe përfaqësues të ministrive të mjedisit të Malit të zi, Kroacisë, dhe përfaqësues të shoqatave dhe qendrave ekologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë kësaj konference, sikundër bën të ditur ministria e Mjedisit, u diskutua mbi domosdoshmërinë për një përkujdesje akoma më të madhe për zonat e mbrojtura, sidomos ato ndërkufitare.

Sipas zyrtarëve të mjedisit u konstatua gjithashtu se në vendet e rajonit, monitorimi i biodiversitetit pothuajse nuk ekziston; mbështetja financiare për mbrojtjen e natyrës është shumë e vogël dhe niveli i njohurive dhe vetëdijes për vlerën dhe mbrojtjen e biodiversitetit është shumë i ulët.

Ministri Mediu mësohet të jetë shprehur se “Shqipëria ka bërë hapa para në këtë aspekt duke dhënë shembullin e bashkëpunimit me Malin e Zi, për mbrojtjen e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, apo dhe me Maqedoninë për mbrojtjen dhe projektet e përbashkëta në Liqenin e Prespës dhe atë të Ohrit. Gjithashtu është duke u parë edhe mundësia e ndërtimit të një parku rajonal në malin e Korabit”.

Ministri i Mjedisit ka nënvizuar ndër të tjera edhe faktin se kjo konferencë vjen në një kohë të përshtatshme, kur të gjitha vendet tona në Rajonin e Ballkanit janë duke punuar mbi objektivin madhor të integrimit Europian, dhe gjithashtu të adaptohet ndryshueshmëria e tanishme e klimës.

Sipas ministrit Mediu, Shqipëria ka hyrë në një proces intensiv të reformimit, që ndikojnë në të gjitha aspektet social-ekonomike dhe politike, në përputhje me standardet europiane.

Ministri Mediu tha se “si një kandidat i ardhshëm i BE-së, ne jemi duke punuar plotëisht për të miratuar “acqui communitaire”.

Në fund të kësaj konference u firmos edhe një deklaratë e përbashkët e ministrave për ruajtjen e biodiversitetit të Ballkanit brenda parimeve të qëndrueshme dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike.

mit/NOA
KOMENTE