Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta:Kodi I Ri Zgjedhor Duhet Të Jetë Gjithpërfshirës
English

Meta:Kodi I Ri Zgjedhor Duhet Të Jetë Gjithpërfshirës

ËS TIRANE, 29 Qershor /ATSH- A.Gegvataj/. - "Parimi kryesor i LSI-së për reformën e ardhshme elektorale është gjithëpërfshirja dhe transparenca", deklaroi sot Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm, të ngritur nga kjo forcë politike për reformën zgjedhore. Meta e cilësoi urgjente përmirësimin e kodit aktual zgjedhor, kur në më pak se një vit qytetarët do të votojnë për zgjedhjet e përgjithshme vendore. Duke nënvizuar domosdoshmërinë edhe të një komisioni gjithpërfshirës parlamentar dhe jashtë tij, Kreu i LSI-së deklaroi se "komisionet duhet të lexojnë me vëmëndje dhe t'i shndërrojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri në amendamente e në koncepte të qarta për të garantuar transparencë të plotë e të pakontestueshme të zgjedhjeve përpara se ato të fillojnë". Ai tha se "reformat në vend asnjëherë nuk kanë qënë gjithëpërfshirëse, duke u lënë për minutat e fundit, përfshirë edhe reformën e fundit zgjedhore, pavarësisht se ishte një reformë e realizuar me konsensus të plotë mes PS-PD". Sipas tij, kjo ka qënë arsyja që zgjedhjet shpesh herë janë konfirmuar nga ndërkombëtarët, edhe pse një nga të dy palët që ka bërë reformë me konsensus të plotë, nuk ka qënë e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe është përpjekur të gjejë hapësirë apo pretekste për të kontestuar legjitimitetin e procesit zgjedhor. Meta nënvizoi se "ky është një mesazh i dhënë qartë tashmë edhe nga institucionet ndërkombëtare". Ai iu referua letrës së përbashkët të kryetarëve të dy grupeve më të mëdha në parlamentin europian, Daul dhe Shulz, që bënin të qartë apelin drejtuar forcave politike për t'u përqëndruar tek reforma zgjedhore. Sipas tij, "LSI-ja asnjëherë nuk ka vënë kushte as për sistemin zgjedhor, as për procesin e administrimit". "Vetëm kemi kërkuar që zgjedhjet të jenë të ndershme e që të gjitha forcat politike të kenë mundësi të barabarta, ashtu sikurse dhe votat e qytetarëve për ndërtimin e parlamentit dhe gjithë intitucioneve të këtij shteti", shtoi ai Kryetari i LSI-së theksoi se "duhet t'u bëjmë të qartë të gjithëve se ata që duan transparencën punojnë në kohë për transparencën dhe procesi nuk mund të jetë transparent pa qënë gjithëpërfshirës". "Çdo vonesë mund të cënojë standardin e zgjedhjeve të ardhshme, që në fakt nuk është ndonjë çudi të jetë qëllimi i vërtetë i gjithë alibisë të ashtuquajtur për transparencë", përfundoi Meta./s.s./
KOMENTE