Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Kulturës, fond special financiar për artistët e rinj
English

Ministria e Kulturës, fond special financiar për artistët e rinj

Tiranë, 29 Qershor, NOA /Milena Selimi - Ministria e Kulturës mbështet Teatrin Kombëtar, me një fond dedikuar për artistët e rinj.

Sipas lajmeve të fundit, Ministria e Kulturës ka vendosur në dispozicion të Teatrit Kombëtar fondin prej 3.935 mijë lekësh, duke mbështetur iniciativën për krijimin e fondit të artistëve të rinj me qëllim dhënien e mundësive për prezantimin e aftësive të tyre krijuese.

Qëllimi është të përgatiten disa projekte dhe këto të kenë një përballje. Pastaj, në përfundim të audicionit do të shpallen fituese 4 projekte, të cilat do të shfaqen në sallën e Teatrit Kombëtar, premierë përgjatë muajit shtator.

Në përfundim të konkurrimit do të vlerësohen me çmime 7 artistë të rinj, në fushën e aktrimit, skenografisë dhe regjizurës. Artistët e vlerësuar do të përfshihen në projektet artistike vjetore të Teatrit Kombëtar.

Më 28 të majit 2010, Teatri Kombëtar mbushi 65 vjet, një periudhë të gjatë plot me aktivitete dhe sfida të shumëllojta dhe një vend që na ka prezantuar me autorët më të mëdhenj botërorë. Në këtë rast, ajo ka filluar që të shikojë se rivitalizimi i saj ka lidhje me përfshirjen e më shumë të rinjve në punën e saj.

m.s/r/n/NOA Shkruajini autores: milena.selimi@noa.al

KOMENTE