Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSBE mbron Top Channel: Gjobat kundrejt dëmit moral duhet të jenë proporcionalisht të drejta
English

OSBE mbron Top Channel: Gjobat kundrejt dëmit moral duhet të jenë proporcionalisht të drejta

Biseda e plotë që publikoi Top Channel

Vjenë, 29 qershor, NOA – Është një gjopë disproporcionalisht shumë e lartë... Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviç, ndërsa shprehu sot shqetësimin mbi dëmet për shpifje, ndaj ish ministrit të Kulturës, Ylli Pango, për të cilat transmetuesi kombëtar Top Channel, u urdhërua nga gjykata të paguajë një dëmshpërblim.

Në një letër drejtuar ministrit të Jashtëm, Ilir Meta dhe ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani, Mijatoviç theksoi se "vendimet për dëmet morale që jepen nga gjykata duhet të jenë në proporcion me dëmin aktual dhe gjendjen ekonomike të mediave apo gazetarit në fjalë, dhe nuk duhet të krijojnë asesi një efekt shkatërrues në media”.

Deklarata e përfaqësueses së OSBE-së, për Lirinë e Mediave, vijon të thotë se më 18 qershor, Gjykata e Rrethit të Tiranës urdhëroi kanalin televiziv Top Channel për të paguar 400,000 € për dëmet morale që i shkaktoi ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango, duke shfaqur filmimet e marra në fshehtësi, të cilat përcillnin dyshimet se ministri në fjalë, kërkonte favore në këmbim të një pune në ministrinë që ai drejtonte, filmime të cilat çuan në pushimin e tij nga puna, vetëm pak minuta pas shfaqjes së tyre në ekran.

Gjykata argumentoi se filmimi ishte marrë në mënyrë të paligjshme duke argumentuar se janë shkelur kështu e drejta e intimitetit të qytetarit Pango.

Përfaqësuesja e OSBE-së, për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç thekson në letrën e saj se "E drejta për intimitet duhet të jetë e ekuilibruar kur flitet për një zyrtar të lartë të qeverisë, ndaj detyra e medias për të informuar qytetarët rreth zhvillimeve, të cilat janë në interes të publikut, nuk mund të mohohet në këtë rast", tha Mijatoviç.

Sipas saj, "media ka rol vëzhguesi, në çdo shoqëri demokratike kërkesat për gazetari hulumtuese janë të vërteta, duke mos lënë jashtë vëzhgimit të hollë edhe sjelljen profesionale dhe etike të zyrtarëve të qeverisë”.

Duke i dalë në mbrojtje Top Channel, Mijatoviç nënvizoi në letër se "transmetuesit publikë synojnë kështu të hedhin dritë mbi sjelljen profesionale të një zyrtar publik si dhe të shpërdorimit që ata mund të bëjnë për arsye të pozicionit publik”.

mit/NOA

Ja biseda e plotë që publikoi Top Channel

KOMENTE