Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përpjekje Të Përbashkëta Ndërrajonale Për Mbrojtjen E Mjedisit
English

Përpjekje Të Përbashkëta Ndërrajonale Për Mbrojtjen E Mjedisit

- U zhvillua në Mavrovo (Maqedoni) Konferenca ndërministrore "Ruajtja e Biodiversitetit të Ballkanit brenda parimeve të qëndrueshme dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike"- TIRANË, 29 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Çështjet e mjedisit, ndryshimit të klimës dhe mbrojtjes së biodiversitetit dhe përpjekjet e përbashkëta të vendeve të rajonit të Ballkanit për rritjen e bashkëpunimit mes tyre ne kete drejtim u diskutuan në Konferencën ndërministrore rajonale "Ruajtja e Biodiversitetit të Ballkanit brenda parimeve të qëndrueshme dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike", mbajtur dje në Mavrovë, (Maqedoni). Të pranishëm ishin ministrat e mjedisit të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, përfaqësues të Malit të Zi dhe Kroacisë, Ann Marie Ali, zv/koordinatore e OKB-së, përfaques të shoqatave dhe qendrave ekologjike dhe për mbrojtjen e mjedisit. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, tha se "politikat e reja në mbrojtjen e natyrës, parandalimin e ndotjes, ndryshimin e klimës, prodhimin e energjisë dhe monitorimin e mjedisit, jane disa nga arritjet kryesore vitet e fundit". Duke vënë në dukje ndikimet e ndryshimeve klimatike në sektorë të ndryshëm, Mediu kërkoi marrjen e masave, në mënyrë që "të reduktojmë ndikimin e zhvillimit dhe presionit njerëzor mbi natyrën dhe ekosistemet, së bashku me masat për të përshtatur dhe zbutur efektet e ndryshimit të klimës". Ai shprehu më tej sigurinë se efektivitetiti i masave tona kombëtare do të rritet, nëse merren në menyre të harmonizuar brenda dhe me vendet fqinje. Në sektorin e biodiversitetit, sipas tij, qëllimi është rritja e sipërfaqes së zonave të mbrojtura ne shifrat e ngjashme me vendet e Bashkimit Europian. Duke u ndalur në këtë drejtim, Mediu nënvizoi përpjekjet e ndërmarra në drejtim të përafrimit të legjislacionit mjedisor. Ai cilësoi bashkëpunimin e mirë me vendet fqinjë për mbrojtjen e mjedisit në menaxhimin e integruar si për liqenin e Shkodrës me Malin e Zi dhe me Maqedoninë për liqenin e Prespës. "Për të ardhmen, plani yne kombëtar synon krijimin e zonave të tjera të mbrojtura në kontekstin ndërkufitar", u shpreh Mediu, duke cilësuar ekosistemet e Alpeve dhe Korabit si dy zona nderkufitare te identifkuara si ekosisteme te fuqishme per menaxhimin e integruar. Në fund te konferences u firmos një deklaratë e përbashkët e ministrave për "Ruajtjen e Biodiversitetit të Ballkanit brenda parimeve të qëndrueshme dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike"./n.m/
KOMENTE