Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria Çon Në Gjyq Tre Te Rinj, Të Dyshuar Për Shitje Narkotikësh
English

Prokuroria Çon Në Gjyq Tre Te Rinj, Të Dyshuar Për Shitje Narkotikësh

TIRANË, 29 Qershor/ ATSH/.- Tre të rinj, të arrestuar para disa muajsh me një sasi prej rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit "Cannabis Sativa", do të procedohen së shpejti nga Gjykata e Tiranës. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës bënë të ditur sot se prokuroria i përcolli për shqyrtim gjyqësor kësaj Gjykate, çështjen penale kundër shtetasve Ervis e Xhevat Koleci dhe Admir Doda, me moshë 19 dhe 24 vjeç, të akuzuar për veprat penale të "shitjes së lëndëve narkotike" dhe "moskallzimit të krimit". Këta persona u arrestuan në shkurt të këtij viti, në operacionin e koduar "Hëna e Plotë", të organizuar nga Policia e Tiranës, në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Ata u kapën në Tiranë, ndërsa udhëtonin me një makinë me një sasi prej rreth 800 gr lëndë narkotike Canabis Sativa. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre u bllokua dhe një sasi prej rreth 6. kg Canabis Sativa si dhe një sasi prej 200 gram farë bimë narkotike. Sipas prokurorisë, tre të rinjtë dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shitjes së narkotikëve në Tiranë. /a.m/s.s/
KOMENTE