English

Rumani - Arrin Në 16 Viktima Dhe 9 Të Zhdukur Bilanci I Përmbytjeve Në Vend

BUKURESHT, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Bilanci i viktimave të përmbytjeve që kanë prekur Rumaninë që prej javës së kaluar ka arritur në 16 të vdekur dhe nëntë të zhdukur sot në mëngjes, njoftoi për AFP zëdhënësi i ekipit të kontrollit për situata emergjente, Alin Maghiar. "Në total, që prej fillimit të përmbytjeve, bilanci i viktimave ka arritur në 16 të vdekur dhe nëntë të tjerë të zhdukur", deklaroi ai, ndërkohë që shumë rajone të Rumanisë janë prekur nga përmbytje, kryesisht në verilindje. Vetëm gjatë natës së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, gjashtë persona kanë humbur jetën në departamentin Botosani, njoftuan për AFP autoritetet e këtij departamenti./ /i.p/
KOMENTE