Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumani - Arrin Në 21 Viktima Bilanci I Përmbytjeve Në Vend
English

Rumani - Arrin Në 21 Viktima Bilanci I Përmbytjeve Në Vend

BUKURESHT, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Bilanci i të vdekurve nga përmbytjet që kanë prekur rëndë shumë rajone të Rumanisë që prej javës së kaluar, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, ka arritur në 21 persona ndërkohë që disa rezultojnë të zhdukur, sipas një bilanci të ri të publikuar sot rreth orës 12:15 GMT nga Zyra e Inspektimit të Situatave Emergjente. "Njëzet e një persona kanë humbur jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur'', deklaroi për AFP zëdhënësi i Zyra e Inspektimit të Situatave Emergjente, Alin Maghiar. Ndërkohë që në një deklaratë që mëparshme ai u shpreh se në total, që prej fillimit të përmbytjeve, bilanci i viktimave ka arritur në 16 të vdekur dhe nëntë të tjerë të zhdukur, ndërkohë që shumë rajone të Rumanisë janë prekur nga përmbytje, kryesisht në verilindje. Vetëm gjatë natës së djeshme dhe orëve të para të ditës së sotme, gjashtë persona kanë humbur jetën në departamentin Botosani, njoftuan për AFP autoritetet e këtij departamenti./ /i.p/
KOMENTE